Ramos përkrah Ozil, sfidë të hapur Mourinho

Raportet mes teknikut portugez të Real Madrid Jose Mourinho dhe mbrojtësit spanjoll Sergio Ramos duket se janë prishur përfundimisht. Të paktën ky është konkluzioni që jep gazeta Marca në Spanjë, sipas të cilës tensioni arriti kulmin në përballjen që Los Blancos patën me Deportivo La Corunas.

Gjithçka fillon nga një fotografi. Nën fanellën e tij, Ramos kishte veshur një tjetër fanellë, atë me numrin 10 të Mesut Ozil. Ramos kishte vendosur të solidarizohej me shokun e skuadrës, i cili ishte zëvendësuar shumë shpejt nga Mourinho. Ramos nuk e ka pritur mirë këtë zëvendësim dhe ideja e tij ishte që nëse shënon gol, t’ia dedikojë përfaqësuesit gjerman atë.

Por fatkeqësisht, goli nuk arriti dhe fanella me numrin 10 mund të shihet vetëm nën atë të Ramosit.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard