Miss Brazili vritet nga rivalja

Fituesja e konkursit të bukurisë në Cariacica, në juglindje të Brazilit, ishte Alini Oliveira, 21 vjeç, që fitoi ndaj 20 vjeçares, Adayane Matias. Por Alini u gjet e vdekur në një kopsht të një hoteli, pak orë përpara se të regjistronte një video për një grup muzikor.

Vrasësi mendohet se është Deivid Correa, që me vonë u mësua se ishte i dashuri i Matias, vajzës që doli e dyta në konkursin e bukurisë. Më vonë Matias, pranoi se ajo e kishte planifikuar vrasjen.

Policia bëri të ditur se “ata mendonin se Alini u kishte rrëmbyer diçka që u përkiste atyre. Adayane kaloi në depresion dhe e bindi të dashurin e saj të vriste Alinin, duke i thënë se kjo është prova që ai e do atë”.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard