Mishi i kuq, rrezik për zemrën!

Konsumimi i përditshëm i mishit të kuq rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri me 20%. Mishi i kuq është lidhur me probleme shëndeti edhe më parë, por ky studim i gjerë amerikan është i pari që e lidh me një rrezik vdekjeje konsumimin e tij. Të dhënat janë marrë nga më shumë se 120 mijë persona gjatë 30 viteve të fundit dhe janë përpunuar nga Shkolla e Shëndetit Publik e Harvardit, në Boston.

Rreth 24 mijë njerëz vdiqën gjatë studimit dhe vlerësohet se 9.3% e tyre mund të kishin jetuar më gjatë nëse do të hanin vetëm gjysmën e racionit të përditshëm me mish të kuq.

Norma e lejuar sipas studimit është vetëm 85 gramë mish në ditë, ose thënë ndryshe një salçiçe. Nëse kjo normë kalohet, sipas shkencëtarëve amerikanë, shtohet rreziku i vdekjes nga sëmundjet e zemrës apo kanceri me 20%.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard