Champions League, thyhet Bayern. Ndalet Juventus, fitojnë Unitet dhe Barcelona
Bayern Munich pësoi humbjen e parë këtë sezon dhe atë ia shkaktoi Bate Borisov. Me një lojë voluminoze, por jo efikase në realizimin e golit, gjigandët e Gjermanisë u thyen në transfertën e Minsk 3-1 nga bjellorusët. Juventus nuk shkoi më larg se një barazim 1-1 me Shakhtar Donetsk, ndërsa Barcelona fitoi 2-0 ndaj Benfica në transfertë. Chelsea fitoi me goleadë ndaj modestëve të FC Nordsjælland, ndërsa United kaloi me sukses tranfertën e vështirë me Cluj.
Pas 6 fitoreve rradhazi në Bundesliga dhe një në Champions League kundër Valencias, bavarezët kuotoheshin nga kompanitë e basteve si skuadra favorite për të fituar ndaj bjellorusëve. Por ajo që dukej e lehtë në letër, nuk rezultoi kështu në fushë. Gjigandët bavarezë pësuan 3 gola përballë Bate Borisov, duke shfaqur probleme në mbrojtje dhe nervozizëm. Rastin më të mirë për të kaluar Bayern në avantazh e pati Toni Kroos në minutën e 10 të takimit,kui me portën e boshatisur goditi shtyllën. Në vijimësi gjigandët bavarezë kanë shtuar presionin, por mungoi qartësia në finalizim.
Statistikat e ndeshjes flasin në favor të rekordmenëve të Gjermanisë, që kontrolluan topin në 63 % të kohës, realizuan 13 goditje këndore dhe 16 goditje në portën e mbrojtur nga Gorbunov. Por rezultati flet në favor të kampionëve bjellorusë, që duket se i dhanë një leksion në Minsk gjigandëve të Gjermanisë. Seria e golave do të celej nga Pavlov në minutën e 23, pas një gabimi në mbrojtjen bavareze. Pas pësimit të golit Bayern shtoi presionin ndaj bjellorusëve, por pa mundur të barazojë rezultatin. Në pjesën e dytë, sërisht Bayern do të kërkonte golin e barazimit, por loja e aplikuar ishte mëse e lexueshme. Bate Borisov do të shfrytëzonte hapësirat në mbrojtjen bavareze me anë të kundërsulmeve, ndërsa Bordachev do të dyfishonte avantazhin në minutën e 70 dhe do të thyente shpresat e Bayern për një përmbysje rezultati. Pas pësimit të golit të dytë, Jupp Heynckes do të hidhte në fushën e lojës Shaqirin në vend të Martinez dhe Schëeinsteiger në vend të Badshtuber dhe Pizarro në vend të Mandzukic.Goli i vetëm për bavarezët në transfertën e vështirë të Minsk do të vinte në minutën e 89 me anë të Ribery, pas një assist nga Xherdan Shaqiri. Në minutat e mbetura, Bayern kërkoi golin e barazimit, por sërisht do të ishte Bate që do të realizonte me anë të Bressan në minutën e dytë shtesë të takimit. Në ndeshjen tjetër të Grupit F, Valencia fitoi ndaj Lille 2-0, me një dygolësh të Jonas. Grupi F kryesohet nga Bate Borisov me 6 pikë, pas dy ndeshjeve të luajtuara, ndërsa Valencia dh Bayern ndajnë vendin e dytë dhe të tretë me nga 3 pikë secila. Lille ndodhet në fund të tabelës me 0 pikë.
Juventus vuajti shumë ndaj Shakhtar Donetsk, megjithëse ndeshja luhej në Torino. Të parët që kaluan në avantazh ishin ukrahinasit me anë të Alex Teixeira në minutën e 23 të takimit. Barazpesha do të vendosej do të vendosej 2 minuta më pas nga Bonucci dhe me këtë rezultat do të përfundonte i gjithë takimi. Ukrahinasit zhvilluan një lojë të mirë përballë kampionëve të Italisë, ndërsa Buffon u vu disa herë nën presionin e lojtarëve kundërshtarë. Donetsk kontrolloi qarkullimin e topit në rreth 60 % të kohës, ndërsa Juventus shpërdoroi disa raste të pastra shënimi. Në ndeshjen tjetër të Grupit E, Chelsea mundi pa problem modestët e FC Nordsjælland 4-0, duke marrë kryesimin e grupit me 4 pikë, po kaq sa edhe Shakhtar. Juventus renditet në vendin e 3-të me dy pikë, pas dy barazimeve të marra në ndeshjet e para në grup.
Barcelona fitoi transfertën e portugalisë ndaj Benfica me rezultatin 2-0, duke kryesuar grupin G me 6 pikë pas dy ndeshjeve të luajtura. Golat për katalanasit do të shënoheshin nga Sanches në minutën e 6-të dhe Fabregas në të 55-ën. Pas avantazhit të krijuar qysh në minutat e para të takimit, Barcelona administroi lojën, ndoshta për të mbajtur të freskët lojtarët në përballjen e El Clasico në fundjavë përballë Real Madrid. Por ndaj Benfica, katalanasit humbën sërisht shërbimet e mbrojtësit Pyol, i cili theu krahun gjatë një dyluftimi në ajër. Në takimin tjetër të grupit G, Celtic morri një fitore në tranfertë ndaj Spartak Moscoë me rezultatin 3-2, duke u renditurtë dytët në grup me 4 pikë.
Manchester United fitoi 2-1 në transfertë me Cluj, duke mbajtur kryesimin në Grupin H me 6 pikë. Rumunët kaluan në avantazh me anë të Kapetanos në minutën e 14, por van Persie barazoi për United 15 minuta më pas. Goli i avantazhit dhe i fitores për ekipin e drejtuar nga Alex Sir Ferguson do të shënohej sërisht nga ish-kapiteni i Arsenalit në minutën e 49 të takimit. Në ndeshjen tjetër të grupit, Braga mundi 2-0 turqit e Galatasaray, duke u renditur të dytët në grup me 3 pikë, po kaq sa edhe Cluj. Portugezët kaluan në avantazh në minutën e 27 me anë të Micael, ndërsa të besuarit e Fatih Terim, u treguan të pafuqishëm për të barazuar takimit. Golin e dytë, Braga do e realizonte në minutat shtesë të ndeshjes me anë të Alan.





