ASHR: Greva e urisë së ish të përndjekurve, kemi dhënë ndihmë mjekësore
Autoriteti Shëndetësor Rajonal i Tiranës u shpreh sot se i ka dhënë ndihmën e nevojshme grevistëve të urisë, ish të përndjekur politikë, sa herë që ata kanë pasur nevojë për ndërhyrje mjekësore. Në ditën e 10 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grevistëve të urisë është rënduar së tepërmi, madje një pjesë e tyre i janë drejtuar edhe spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme. Sipas ASHR-së, mjekët e urgjencës vizitojnë tre herë në ditë ish-të përndjekurit që janë në grevë urie dhe 4 nga grevistët e urisë që kishin nevojë për ndihmë mjekësore janë shoqëruar në QSUT. Gjithashtu, ASHR këshillon grevistët e urisë të konsumojnë sa më shumë lëngje. Që nga fillimi i kesaj greve, tetë nga ish të burgosurit politikë e kanë braktisur grevën dhe kane marre ndihme mjeksore. Grevistët kanë gjetur mbështetjen e grupimeve të ndryshme politike, si të PS-së, FRD apo AK-së. Gjithashtu ato janë vizituar nga Ambasadori i SHBA-së dhe BE-së, të cilët janë njohur me kërkesat e ish të përndjekurve. Ish të përndjekurit kërkojnë nga qeveria zgjidhjen e problemit të dëmshpërblimit për vitet e burgut gjatë kohës së diktaturës, edhe pse pas 10 ditësh grevë urie ende nuk ka një përgjigje zyrtare nga ekzekutivi shqiptar.





Ne vite cdo qeveri qe erdhi sreshti se mllacituri nen goje termin demokraci e duke shqiptuar poshte thelle nen gjuhe si me te peshtire diktaturen , rendin e e urryer qe tjetersoi njerine .Ate njerine te gjemtuarin ,qe sa here kur i duhet te paret tane e ulin dhe e ngrene si flamur te denjesise neper kolltuqet e Europes.Po, kur skane tjeter cti thone asaj Europes se vjeter nen sirtar qeveritaret tane nxjerrin dosjet e mbushin gjoksin me gjak po i thone ata Europes vendi yne i vuajtur po qe ka pa diktaturen me te eger te perjetuar ndonjehere.Dhe mburren me shifra qindra mijera te perndjekur , ata jane burrat dhe grate qe sakrifikuan lirine , jeten gjithcka……Po sot ku jane vec te sherbyerit si ornament per fjalimet e te priviligjuarve , a seshte diktature shperfillja e tyre , Aseshte flijim per se dyti harrese ne kete kerdi mjegullnaje globalizimi sikur e kurdisur perjetesisht kunder tyre….A jane ata politikanet tone qe me aq zell duan ti bashkohen Europes asaj multikulturales qe ne qender predikon individin.Po si mundet valle ti perqasen kaq lehte Europes shumegjuheshe kur me individin e vet nuk dine te flasin ose me mire nuk kane durim te komunikojne , ose jane te lodhur tejet te lodhur se hedhuri e dredhuri ne pazaret e tyre te ndyra per te gllaberuar katandi te pafundme parajsash per vete e per te vjedhur dhe ato qe diktatura smundi te tjerre prej qenjes se sakatuar ..durimin dhe kurajon per ti mbijetuar gjithe asaj…Ndersa tash demokracia bredh e lire neper auditore ndersa liria prangoset me kaq tinzare sa here qe shqiptohet ketu e aty kuturru ndersa ai individi i gjore i sfilitur prej turpit urrejtjes e paftyresise se me te fortit i bie me grusht e zjarr vetes ……..e lodhur qenja e mjere..Mirela Xhani…Itali.