FMN: Rritja ekonomike 0.5 %, kujdes nga kriza. Bode: Do te ruajme borxhin në 60 %
Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar për Sqhiëprinë tha se “rritja ekonomike në 2012 do jetë 0.5 % ndërsa në vitin e ardhme rritje të lehtë 1.3 %”. Ndërkaq, ai ka ka pranuar se ekonomia jone ka ecur mirë që nga fillimi i krizës globale në vitin 2008, por ka terhequr vemendjen per shume kujdes pasi, sipas tij në vitet që vijnë kriza në Eurozonë do të ketë goditje të forta dhe do të ndikojë në rritje të lehtë ekonomike. “Vijimi i krizës në Eurzonë po transmeton goditjet dhe efekti po vjen në Shqipëri, pasi Shqipëria ka lidhje të forta me Italinë dhe Greqinë. Agjentët ekonomikë po ndikojnë kërkesën e brendshme. Në vlerësojmë se rritja ekonomike në 2012 do jetë 0.5 % ndërsa në vitin e ardhme rritje të lehtë 1.3 %. Importet kanë rënë, dhe rritja e kreditimit ka rënë. Vitin tjetër ritmet e rritjes do varem nga mjedisi i jashtëm dhe zhvillimet në euro”, tha shefi i FMN per Shqiperine ne nje conference te perbashket me Ministrin e Financave, Ridvan Bode dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.
Pjesa më e madhe e të ardhurave gjatë vitit të ardhshëm, sipas tij, do të shkojnë për reduktimin e borxhit, dhe detyrimet e prapambetura ndaj kontraktorëve. “Kjo do të ndihmojë dhe do të japë likuiditet firmave, por edhe për të shlyerjen e kredive ndaj bankave”, tha ai. I pyetur për procesin e privatizimit, shefi i FMN-së për Shqipërinë theksoi se nëse të ardhurat nga këto privatizime do të shërbejnë edhe për shlyerjen e borxhit atëherë kjo të krijonte edhe një farë stimuli për ekonominë.
Bode: Rritja ekonomike do te jete 3 %
Nderkaq, Bode tha se rritja ekonomike në Shqipëri do të jetë rreth 3 %, duke kundershtuar keshtu shifrat e paraqitura nga FMN. Sa i takon borxhit publik, Bode tha se qeveria po bën të mundur ruajtjen e nivelit të tij në 60 %. Bode ku theksoi se rritja ekonomike nuk është në përputhje me objektivat e qeverisë, të cilat ishin 3.4 përqind por do të jetë e zvogëluar dhe e ngadalësuar që do të bazohet në një kërkese modeste. Ky zvogëlim i rritjes së ekonomisë, sipas tij, ka të bëjë me krizën në Eurozonë dhe konkretisht në shtetet fqinje si Italia dhe Greqia. “Ekonomia në Eurozonë po pëson një goditje të dytë si në Itali dhe Greqi të cilat kanë konfirmuar në 6 mujorin e dytë një rënie ekonimike prej 7 dhe 2 % dhe kjo ka dhënë ngadalësim edhe në rritjen ekonomike të vendit. Në fund të 6 mujorit kemi një rritje të brendshme modeste, dhe kemi rritje të eskporteve të cilat nuk janë optimale. Por ekonomia shqiptare ka vijuar të performojë pozitivisht, pasi kemi arritur të mbajmë të njëjtin ritëm pozitiv përgjatë gjithë vitit”, tha Bode.
Referuar borxhit publik, Bode tha se qeveria po bën të mundur ruajtjen e nivelit të tij në 60 përqind. “Edhe pas krizës që po ndodh në Eurozonë deficiti tregëtar është në parametra dhe sipas parashikimeve, duke ruajtur objektivat e borxhit publik në 60 përqind. Borxhi i vendit edhe pse është më i larti në rajon është nga më pak të dëmshme. Vëmendja e qeverisë do të jetë që të mbajë në të njëjtat parametra dhe të mosrritet deficiti buxhetor përmes huamarrjeve”. “Mes axhendes së privatizimeve është synuar të zgjidhen problemet që kanë të bëjnë me prapambetje në likuidimin e detyrimeve të buxhetit për disa kontrata, ndërkohë që do të japin pakt në uljen e presionit në borxhin publik, zbutje të tij”, tha Bode.





