Goditja e famshme e Zidane ndaj Materazzi, në një skulpturë në Paris

Akti përfundimtar në karrierën ndërkombëtare të Zinedine Zidane të Francës tashmë është përjetësuar jashtë një prej galerive më të famshme të vendit, Pompidou Center në Paris. Artisti algjerian, Adela Abdessemed, e solli në skulpturën rreth 5 metra të lartë goditjen me kokë të Zidane mbi Marco Materazzi të Italisë në finalen e Kupës së Botës në 2006. Statuja është pjesë e një ekspozite të punës së Abdessemed, ndërsa është bërë subjekt i shumë komenteve në mbarë botën, madje nga vetë artistët që e quajtën atë “një ode për të mposhtur”.
Statuja paraqet impaktin e menjëhershëm të incidentit, që ndodhi në rreth 10 minuta e mbetura në kohën shtesë të ndeshjes që ishte në rezultatin 1-1. Sipas Zidane, ai goditi Materazzi pas komentir përcmues, të bërë gjoja nga italiani për motrën e tij. Statuja vë në dukje emocionet e dy lojtareve pas kontaktit: Zidane tregon agresionin e tij; Materazzi reagon në dhimbje.
Goditja e Zidane u bë një moment i dhimbshëm për futbollin francez. Zidane, i cili kishte njoftuar se ishte duke luajtur ndeshjen e fundit ndërkombëtare të tij, u ndëshkua me karton të kuq, që i kushtoi Francës goditësin kyc të penalltive, drejt të cilave shkoi ndeshja. Italia fitoi Kupën e Botës pas penalltive. Ndërsa Zidane ishte përpjekur për të fituar kupën e dytë të tij, pasi pati çuar Francën në fitoren e parë të Botërorit në 1998.
Në një deklaratë për AFP, organizatori i ekspozitës Philippe-Alain Michaud, tha se vepra e quajtur “Coup de Tête” është ndryshme, sepse, ndërkohë që statujat shumica janë ngritur për të nderuar një ngjarje pozitive, “kjo statujë shkon kundër traditës së të bërit të statujave në nder të fitoreve të caktuara. Kjo është një ode për të mposhtur”.





