Viti akademik 2012-2013, lista përfundimtare e fituesve në universitete. Renditja sipas degeve
Agjencia Kombëtare e Provimeve(AKP) shpall listën përfundimtare të fituesve në Institucionet Publike të Arsimit të Lartë për vitin akademik 2012-2013. Nderkaq, Ministria e Arsimit dhe Shkences njofton të gjithë fituesit qe tashmë janë të regjistruar në programet ku janë shpallur fitues sipas kësaj liste dhe nuk kanë nevojë të regjistrohen përsëri.
Piket e fituesit te fundit në listën përfundimtare
Sipas MASH, ata dorëzojnë brenda javës së parë të vijimit të studimeve pranë sekretarive mësimore:
1. dy fotografi,
2. fotokopjen e dokumentit të identifikimit(letërnjoftimit ose pasaportës biometrike),
3. mandate pagesën.
Listat e fituesve janë të shpallura në faqet zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës www.mash.gov.al dhe Agjencisë Kombëtare të Provimeve www.akp.gov.al.





