Tregëtia e armëve, Brace-Imamit: Korrupsioni nuk është sekret shtetëror

Deputeti socialist, Erion Brace, akuzoi sot sërisht Ministrinë e Mbrojtjes në lidhje me tregëtimin e armëve. Brace hodhi poshhtë pretendimet e dikasterit të drejtuar nga Arben Imami, sipas të cilit dokumentet e publikuara nga ligjvënësi socialist përbëjnë sekret shtetëror. Në këtë kuadër, Brace tha se në secilin nga dokumentet e publikuar nuk shkruhet në asnjë vend apo siglohet si sekret shtetëror. Ai vuri theksin se shumica e dokumenteve janë marrëdhënie tregtare dhe si të tilla duhet të jenë të aksesueshme për cdo qytetar.
“Këto dokumenta janë tregtare dhe duhet të jenë të aksesueshëm për cdo qytetar, janë ruajtur dhe fshehur qëllimisht. Rrëzoj me neveri shprehjen e Ministrit të Mbrojtjes se unë po shpif në drejtim të kësaj Ministrie, dokumentat nuk mund të jenë shpifje, korrupsioni nuk është sekret shtetëror”, u shpreh Brace.
Gjithashtu ligjvënësi socialist hodhi akuza të ashpra ndaj ministrit, Arben Imami, duke përmendur shitjet që ka bërë, në rast se dokumentet zyrtare tregojnë të vërtetën, duke armatosur vendin fqinjë Malin e Zi, me dy predha për çdo familje, çfarë sipas tij përbën kërcënim të sigurisë kombëtare. Por sipas Braces, nëse dokumentat zyrtare nuk thonë të vërtetën, pra Mali i Zi nuk është vendi i fundit i përdorimit të këtyre armatimeve, atëherë këtu shtrohet një pyetje shumë e rëndë. Ku ka shkuar gjithë armatimi? Një tjetër akuzë e hedhur nga deputeti socialist ishte ajo për vendosjen e marrëdhënieve monopolistike brenda Ministrisë së Mbrojtjes në tregtinë e armëve, pajisjeve ushtarake dhe materialeve të tjera ushtarake.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

1 Koment per “Tregëtia e armëve, Brace-Imamit: Korrupsioni nuk është sekret shtetëror”

  1. gentjan

    mos fol me brace se le nam.

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard