PSG synon transferimin e Ronaldo
Paris Saint-Germain synon transferimin e yllit portugez të Real Madridit, Cristiano Ronaldo në fund të këtij sezoni. Sipas të përditshmes sportive katalane ‘Sport’, gjiganti francez me në krye drejtorin e përgjithshëm, Leonardo ka kontaktuar me Jorge Mendesin, menaxher i sulmuesit portugez.
Ronaldo, disa javë më parë shprehu pakënaqësinë e tij në Santiago Bernabeu dhe theksoi se ndihet i mërzitur në klub. Spekulohet se ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me Realin. PSG e pret ‘krahëhapur’ së bashku me yjet e ekipit, Zlatan Ibrahimovic, Thiago Silva e të tjerë.




