Një flamur për cdo dritare, AK nis fushën kombëtare

Aleanca KuqeZi ka zhvilluar një tubim në qendër të qytetit të Fierit nga ku ka nisur fushatën kombëtare “Një flamur për çdo dritare” me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Aktivistë, mbështetës dhe qytetarë të Fierit u bashkuan më nismën e Aleancës KuqeZi, e cila ka si synim kryesor të saj lartësimin e vlerave dhe simboleve kombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës KuqeZi Z.Mylsim Pashaj ka mbajtur një kumtesë me rastin e nisjes së fushatës së Aleancës KuqeZi ku i ka bërë apel mbarë shqiptarëve që me 28 Nëntor të bashkohen të gjithë në kufirin Shqipëri-Shqipëri për të festuar mes shqiptarëve.

“Fushata jonë është në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë dhe do të shtrihet në të gjithë qytetet shqiptare për finalizuar mbi valëvitjen e dhjetë milionë flamujve shqiptarë deri me 28 Nëntor. Më 28 Nëntor të gjithë duhet të bashkohemi në kufirin Shqipëri-Shqipëri në Morinë për të kremtuar 100 vitet e pavarësisë mes shqiptarëve dhe me shqiptarët”, tha Pashaj.

Fushata e Aleancës KuqeZi “Një flamur për çdo dritare” ka nisur me qytetin e Fierit dhe do të shtrihet në çdo qytet. Mbështetja e qytetarëve në këtë nisëm patriotike ka qene maksimale në qytetin e parë ku u prezantua.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard