Lokali më estravagant në botë! Madhështi veneciane dhe murale të pabesueshme, bashkë me kafen
Lokali, apo ‘shtëpia e kafes’ më e vjetër në botë ka hapur dyert e një prej holleve të tij pas restaurimit, duke e sjellë në kohët e sotme me madhështinë e dikurshme. Kafe Florian u hap fillimisht në Sheshin San Marco në Venecia në 1720 si një vend për venecianët për të shijuar një cokollatë të ngrohtë, një simbol shëndeti kundrejt sfondit të muraleve të hollë.

Gjithsesi, pas rreth tre shekujsh, u mbyllën dyert e një prej sallave të saj, Holli i Burrave të Famshëm”, për restaurim. Holli mori emrin nga figurat veneciane më me influencë, portretet e të cilëve gjenden këtu.

Kafe Florian ka gjithashtu dhe dhoma të tjera të mrekullueshme. Dhoma e Stinëve apo Pasqyrave shpesh është quajtur “Restauranti”, sepse funksiononte për darkën në 1930. Dhoma Orientale dhe Dhoma Kineze të dyja kanë elementë oriental dhe Dhoma e Senatit përshkruan skena nga artet dhe shkenca. Dhoma e Lirisë është dekoruar me elegancë me pasqyra të bëra me dorë.



