Kongresi i PSE: Integrimi i Shqipërisë në BE, do kontrollojmë standardin e demokracisë
“Vendi që sot i bashkohet Bashkimit Europian duhet të përmbushë një numër kriteresh politike dhe për mua standardi demokratik është një prej kritereve më të rëndësishme politike për teu bërë anëtar në Bashkimin Europian. Ju do shihni një deklaratë e cila do adoptohet sot në mbrëmje pas debateve. Ne do vendosim një mekanizëm kontrolli mbi këto standarde jo vetëm për ata që duan të anëtarësohen në Bashkimin Europian, por edhe ata që janë pjesë e Bashkimit Europian. Ne do të krijojmë një mekanizëm kontrolli për standardin e demokracisë. Në zgjedhjet e ardhshme standartet demokratike duhet të zgjerohen dhe PSE do të jetë atje për të monitoruar këtë proces”. Kështu u shpreh Presidenti i ri Partisë Socialiste Europiane, Sergei Stanishev, në lidhje me të ardhmen europiane të Shqipërisë.
Në Kongresin zgjedhor të PSE ishte i pranishëm edhe kreu socialist Edi Rama, si dhe ai i LSI-së, Ilir Meta. Gjatë darkës së liderëve europiane, organizuar nga Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schultz, Rama zhvilloi takime dhe bashkëbisedoi me një sërë drejtuesish të së majtës europiane, si Kryeministri Belg Elio di Rupo, Kryeministri Rumun Victor Ponda, Kryeministri Austriak Fayman, Presidenti i Internacionales Socialiste Papandreu dhe liderë të tjerë të partive të majta në Francë, Gjermani, Greqi, Hollandë dhe Danimarkë.
Po në këtë Kongres, Kryesocialisti Rama u zgjodh anëtar i Presidiumit të Partisë së Socialistëve Europian, hera e parë që një drejtues i majtë shqiptar zgjidhet në një forum kaq të lartë drejtues të socialistëve europiane. Në përfundim të Kongresit, Rama tha u shpreh se është padyshim një nder për mua dhe sigurisht edhe një peshë më e rëndësishme e Partisë Socialiste të Shqipërisë në këtë forum kaq të rëndësishëm të familjes së përbashkët socialiste europiane edhe në funksion të perspektivës europiane të Shqipërisë.
Ndërkohë i pyetur se çfarë ndikimi do të ketë alternimi i politikave të Partisë Socialiste shqiptare me atë Europiane, Rama u shpreh tha se ky vit me disa fitore dhe posaçërisht me fitoren në Francë konfirmoi se era tanimë ka filluar të fryjë majtas. “Fitoret e pritshme pas pak kohe në Lituani dhe në Rumani do të jenë në vazhdën e këtij konfirmimi dhe unë vetë nuk kam dyshim që fitorja jonë në 2013 do të bëhet pjesë e këtij karvani fitoresh të së majtës europiane në rang vendesh të ndryshme”, vijoi më tej Rama.
Sipas tij, Partia Socialiste Europiane dhe Presidenti i ri, do të jetë një forcë mbështetëse e gjithë anëtarëve të kësaj familjeje politike evropiane. “ Një nga shprehjet më të qarta të vullnetit të këtij kongresi, është vullneti për të mbështetur njëri tjetrin dhe padyshim Partia Socialiste Europiane me presidentin e ri do të jetë një forcë mbështetëse për të gjitha partitë anëtare të kësaj familjeje dhe nga ana tjetër unë dua të shpreh bindjen time që në zgjedhjet e ardhshme me programin tonë ‘Për një Rilindje Shqiptare’, që i atashohet shumë bukur edhe programit të përbashkët për një Rilindje Europiane, do të jemi një forcë e rëndësishme fituese për Shqipërinë dhe për rajonin”, u shpreh Rama.





po pse nuk i voton ligjet zoti rama. apo ke frik nga be.