Ish të përndjekurit, Sequi viziton grevistët e urisë: Kam besim që kërkesat e tyre do të zgjidhen

Greva e ish të përndjekurve politikë e cila ka hyrë në ditën e 9 të saj po tërheq vëmendjen e trupit diplomatik. Pas Ambasadorit amerikan, Aleksandër Arvizu, grevistët e urisë, u vizituan nga Kreu i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi. Diplomati ka diskutuar me ish të përndjekurit politikë mbi kërkesat e tyre, ndonëse u shpreh se greva nuk është një zgjidhje për këto probleme. “”Unë jam këtu të dëgjoj me vëmendje të gjitha problemet tuaja. Unë kam lexuar se cfarë ka ndodhur në 50 vitet e komunizmit, ndërsa ju e keni përjetuar. E kuptoj që mund të keni vuajtur dhe për këtë erdha këtu, për të mësuar pse keni hyrë në greve si dhe kërkesat tuaja. Kam besim se ky problem i trashëguar nga e kaluara do gjejë zgjidhje. Kam besim për këtë. Ju shpreheni se do të qëndroni në grevë deri në fund dhe ky është një fakt ekstrem që nuk i jep zgjidhje problemit tuaj”, tha Sequi.
Ndërkohë, pas 9 ditë greve urie është përkeqësuar gjendja shëndetësore e njërit prej grevistëve, i cili ka lënë ambjentet e grevës, për të marrë ndihmën e parë te urgjenca e QSUT. Megjithatë, 56 vjecari ka deklaruar se do të rikthehet në grevë deri në plotësimin e kërkesave nga ana e Qeverisë.
Një ditë më parë, grevistët e urisë, përmes një deklarate i kanë bërë thirrje trupit diplomatik dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e njeriut të ushtrojnë presion ndaj qeverisë për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ish të përndjekurit akuzojnë qeverinë se me ndryshimet ligjore që i bëjnë vendimeve për dëmshpërblimin e kësaj shtrese të shoqërisë, por shtyjnë procesin pambarimisht. Kërkesat e ish të përndjekurve kanë gjetur mbështetjen e partisë më të madhe opozitare, PS-së, por edhe të Aleancës KuqeZI dhe FRD-së. Ndërkohë, asnjë prej partive të koalicionit qeveritar nuk ka vizituar grevistët e urisë, edhe pse kjo shtresë ka qenë në mbështetje të partive të qendrës së djathtë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard