Interi thyen tabunë San Siro, fiton ndaj Fiorentinas

Inreri thyen tabunë San Siro, fiton ndaj FiorentinasInteri i Milanos fiton 2 – 1 ndaj Fiorentinas në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë të Serie A luajtur në San Siro. Pas disa ndeshjeve, përfshirë edhe ato të luajtur për Europa League, më në fund zikaltrit marrin fitoren e parë për këtë sezon në stadiumin San Siro.

Interi ka humbur më parë këtë sezon të Serie A dy ndeshje dhe të dyja në fushën e vet, përballë Romës 1 – 3 në javën e dytë dhe përballë Sienas 0 – 2 javën e shkuar (javën e pestë).Kjo ndeshje me Firorentinën është e treta në shtëpi.

Për zikaltrit, të cilat kanë ushtruar mjaft presing në pjesën e parë me një lojë lojë intensive, kanë shënuar Milito me penallti dhe Cassano. Ka shkurtuar për Fiorentinën Romulo dhe skuadrat kanë shkaur në pjesën e dytë me rezultatin në favor të Interit 2 – 1.

Rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund të takimit, pavarësisht rasteve për shënim nga të dyja skuadrat, me Fiorentinën që ka intensifikuar përpjekjet për të shënuar golin e barazimit. Pavarësisht ata mbeten me 10 lojtarë në minutën e 62’ pasi Rodriguez shkakton një faull të panevojshëm ndaj Nagatomo duke marrë kartonin e dytë të verdhë.

Me këtë fitore Inter ngjitet në kuotën e 12 pikëve, 4 më pak se dy kryesueset Juventus dhe Napoli, ndërsa Fiorentina mbetet në koutën e 8 pikëve.

Më herët në mesditë Napoli fitoi minimalisht në transfertë ndaj Sampdorias dhe gëzon vendin e dytë, ndërsa Lazio fitoi 2 – 1 ndaj Sienas në Olimpico. Torino befasoi në fitoren 1 – 5 ndaj Atalantas dhe renditet në vendin e gjashtë me 8 pikë, fill pas Sampdorias me 10.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard