Privatizimi i Albpetrol, Dervishaj: Vetro Energy renditet e para
Kompania “Vetro Energy” renditet e para në vlerësimin e konsulentit ndërkombëtar “Paton Boggs” për të privatizuar kompaninë “Albpetrol”. Kjo u bë e ditur nga zv. ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Sokol Dervishaj, gjatë një raportimi para mediave të punës të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për privatizimin e kompanisë “Albpetrol”
Komisioni diskutoi sot në lidhje me ofertat, ndërsa raporti i konsulentit ndërkombëtar “Paton Boggs” ka konsideruar si ofertën më serioze atë të konsorciumit amerikan, të udhëhequr nga Vetro Energy. Oferta e kësaj të fundit është edhe oferta më e lartë për privatizimin e Albptrol, 850 milionë euro.
Konsulenti në raportin e tij ka vlerësuar në vendin e dytë kompaninë “Consorcium Win Bussines” dhe në vendin e tretë, “Bankers Petrolium”, tha Dervishaj, sipas të cilit, ky vlerësim është bërë sipas kritereve, që kanë përmbushur kompanitë në garë.
Bazuar në kriteret e kërkuara, Konsorciumi Vetro Energy renditet e pari me 97.7% të pikëve, konsorciumi Ëin Bussines i dyti me 44.4% të pikëve si edhe Bankers Petrolium e treta me 30%.
Ndërkaq, 3 kompanitë e tjera janë skualifikuar, për shkak të mospërmbushjes së kritereve të kërkuara, sipas të cilave 75 % të pikëve e ka oferta financiare dhe 25 % oferta teknike. “Komisioni në mbledhjen e tij të parë pas mbylljes së procesit të dorëzimit të dokumentacionit filloi analizimin e dosjeve dhe Ecolog International nuk kishte garanci oferte, dhe ofertë financiare dhe për këtë u skualifikua. Gjithashtu “Gazprom” nuk ishte totalisht me kriteret e kërkuara dhe s`kishte garancinë bankare dhe kështu komisioni vendosi që kjo kompani të skualifikohej”, tha Dervishaj.
Ndërkaq, sipas tij, komisioni ka kërkuar edhe informacion të mëtejshëm nga 4 kompanitë e mbetura në garë dhe pas verifikimit të dytë është skualifikuar edhe kompania “Amber Shine INC”, duke bërë që në garë të mbeten vetëm 3 kompani.
Nëse komisioni miraton rezultatet e raportit, sipas Dervishaj, merret vendimi dhe më pas dosja e privatizimit të Albpetrol do të kalojë në fazën e dytë, ku do shqyrtohet nga Këshilli i Ministrave, i cili do marrë edhe vendimin final.
Renditja sipas konsulentit:
1-Voltro Silkiroad Equite Ltd ofron 850 mln euro
2-Consorcium Win Bussines ofron 297 milionë e 600 mijë euro
3-Bankers Petrolium ofron 303.8 milionë euro





