Pasaportat biometrike, celet zyra e aplikimit ne New York

Presidenti Bujari Nishani, i shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara, Dritan Mishto, zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve, Michael Granoff dhe Drejtori i Kompanisë “Aleat”, Alain Jouan mori pjesë në përurimin e zyrës së aplikimit të pasaportave biometrike në New York .

Në ceremoninë e fillimit të procesit të aplikimit për pasaportë biometrike, Presidenti Nishani e vlerësoi këtë projekt si arritje të institucioneve të shtetit shqiptar dhe shprehje e kujdesit të vazhdueshëm ndaj emigrantëve tanë kudo ata jetojnë.

I ftuar në këtë përurim, Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrjeve, Michael Granoff shprehu vlerësimin e tij për cilësinë e dokumentave të prodhuara dhe shërbimin cilësor që do t’u ofrohet shtetasve shqiptarë.

Më pas Konsulli i Përgjithshëm, Dritan Mishto e njohu Presidentin Nishani dhe të ftuarit me procedurën dhe sistemin e aplikimit, interesimin e emigrantëve për të aplikuar duke shprehur bindjen se me këtë shërbim Qeveria shqiptare përmbush një nga detyrimet themelore në ndihmë të bashkësisë shqiptare.

Zyra e aplikimit për pasaportat biometrike në New York u përurua dhe është në vazhdën e ofrimit të këtij shërbimi edhe për emigrantët shqiptarë në Itali dhe në Greqi.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard