E vërteta e shkëlqimit të hotelit simbol të supremacisë së Koresë së Veriut

Gjithcka shkëlqen nga jashtë, dritaret dhe kullat e tij të larta që e bën të duket luksoz dhe futuristik. Por pasi vizitorët kapërcejnë derën hyrëse të Hotel Ryugyong në Korenë e Veriut,  hotel që ka 20 vite që është n ndërtim, shikojnë strehën e vërtetë. Pamja e brendshme e hotelit në formë piramide prej 105 katesh është dyshemeja dhe kolonat e tij të zhveshura.

Maja e kulles arrin ne 330 metra lartesi dhe duhej te hahej ne 1989, kur u pretendua te ishte hoteli me i larte ne bote dhe nje nga 7 ndertesat me te larta ne bote. Por, fotografitë ilustrojne nga brenda ambientet e hotelit në ndërtim në kryeqytetin e Koresë së Veriut. Shteti komunist nisi ndërtimin e hotelit “Ryuguong” në vitin 1987, por ndërtimi i tij u ndërpre për 16 vjet pasi fondet shteruan. Megjithatë puna rinisi në vitin 2008, hoteli është shndërruar në një simbol të ambicieve të dështuara të Koresë së Veriut, më shumë se sa një simbol i lavdisë së saj.

Tashmë, sipas parashikimeve të reja, punimet duhet të përfundojnë brenda 2-3 viteve të ardhshme, por fotografitë tregojnë se duhet ende shumë punë në mënyrë që ndërtesa madhështore të kompletohet. Si rrjedhojë e zvarritjeve të vazhdueshme, tashmë hoteli ka fituar emrin e “Hoteli Fantazmë”.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard