E rrallë, tifozët paguhen për të mbushur stadiumin
Të ndjekësh një ndeshje futbolli në stadium duhet të paguash, por kjo nuk ndodh në Emiratet e Bashkuara Arabe. Atje tifozët paguhen për të qenë të pranishëm në stadium dhe kjo bëhet vetëm e vetëm për të krijuar një atmosferë. Por cudia nuk ndalet këtu, pasi do të sillesh mirë në tribuna mund të përfitosh edhe bonus. Bonusi është edhe më i madh nëse në stadium duatroket apo brohoret.
“Klubet i paguajnë njerëzit të vijnë në stadium, sepse duan të kenë atmosferë të mirë gjatë ndeshjeve”, deklaroi për të përditshmen arabe ‘The National’, nënkryetari i ligës PRO, Abdullah Al Junaibi. Sipas tij, tifozët priten si mysafirë, ndaj dhe nuk kanë pse paguajnë bileta. “Në vend të tyre, klubet përkujdesen për ta sikur për një mysafir dhe i shpërblejnë ata”, shtoi ai.





