Dusseldorf, rekordi për 5 ligat europiane

Fortuna Dusseldorf, skuadra e cila debuton këtë vit në Bundesliga, duket se po vendos një rekord, të paktën deri më tani, për 5 ligat kryesore europiane. Dusseldorf, pas 5 javëve të para të kampionatit gjerman, nuk ka pësuar asnjë gol, duke u bërë e vetmja skuadër në 5 kampionatet më të rëndësishme europiane që ka një bilanc të tillë.

Dusseldorf u rikthye në Bundesligë pas 15 vjetësh, sikundër ato janë skuadra më e lirë e kampionatit gjerman. Por në këto 5 javë, Fortuna Dusseldorf ka shfaqur një mbrojtje të hekurt, duke mos lejuar prekjen e rrjetës.

Furtuna Dusseldorf ka dy fitore, dhe është pa humbje pas pesë xhirosh pasi portën e ka të pamposhtur tashmë prej 7 orë e gjysmë. Një prej lojtarëve më me meritë tek Fortuna është pa dyshim portieri Fabian Giefer. Është ende vetëm 22 vjeç, e Furtuna e transferoi gjatë afatit kalimtar të verës nga Bayern Munich për 400 mijë euro. Vlen të përmendet edhe mbrojtësi i majtë, Van den Bergh, i cili po ashtu erdhi në klub për një shumë ‘simbolike’. Nga Borussia Monchengladbach për 100 mijë euro.

Pesë ndeshjet e Fortunës pa pranuar gol

Augsburg – Dusseldorf 0-2

Dusseldorf – M’gladbach 0-0

Stuttgart – Dusseldorf 0-0

Dusseldorf – Freiburg 0-0

Furth – Dusseldorf 0-2

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard