Dërgon gabim sms-ftesë për seks, në burg 24 vjeçari

Kujdes me përdorimin e telefonave celularë që i keni marrë të rinj. Para se të nisni një sms mësojeni në detaje atë, pasi një gabim mund të të çojë edhe në burg. Të paktën kështu i ndodhi 24 vjeçarit Craig Evans.

Evans duhet të ketë menduar se gjërat nuk mund të shkonin më keq pasi aksidentalisht dërgoi mesazhin e destinuar për të dashurën e tij në çdo kontakt tjetër të regjistruar në telefonin e tij.

Evans ftonte të dashurën e tij për marrëdhënie seksuale, por trajneri i notit 24 vjeçar përfundoi kështu në burg i akuzuar për ngacmim seksual pasi mesazhin e kanë marrë dhe dy prej nxënëseve të tij, 13 dhe 14 vjeç. Ishin pikërisht këto dy mesazhe që çuan në arrestimin e Evans dhe burgosjen e tij për 18 muaj në korrik.

Historia ka ardhur serish ne gjykatë këtë javë, pasi avokatet e tij apeluan ceshtjen në Gjykatën e Apelit në Londër. Ata argumentuan se përdorimi i gabuar i BlackBerry bëri qw Evans te perfshihet ne nje situate te vështirë, si dhe të konkludohet qe synimi i tij nuk ishte cdokush.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard