Berisha: Toleranca fetare tregon qytetarinë e një kombi

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sot se elita fetare duhet të vendoset në piedestalin e historisë së vendit. Duke folur në Konferencën Shkencore të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, Kryeministri Berisha ka theksuar se gjatë diktaturës roli i udhëheqësve fetar është harruar dhe ndaj fesë janë ndërmarrë barbaritë më të mëdha.

“Roli dhe kontributi i udhëheqësve shpirtëror të kombit, të besimit mysliman, ortodoks dhe katolik në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë është injoruar dhe është harruar dhe kjo është shumë e vërtetë. Kjo e vërtetë e hidhur ka shpjegimin e vetë të qartë sepse për diktatorin në Shqipëri armik më të egër se besimet tek zoti nuk kishte. Ndaj dhe ai ndërmorri ndaj tyre barbaritë më të pashembullta në historinë moderne të njerëzimit. Në Kosovë dhe në trojet shqiptare pushtuesi donte t`u impononte besimin e tij, ndaj dhe ky kapitull i rëndësishën i historisë sonë duhet të dalë dhe të vendoset në piedestalin që meriton”, u shpreh Berisha.

Duke vlerësuar tolerancën fetare në Shqipëri, Kryeministri theksoi se ajo qëndron si një diamant në historinë e kombit shqiptar. “Elita fetare e vendit ka meritat më të para nga të gjitha elitat e tjera. Në rast se vështrojmë kombet dhe historitë e tjera ju do të gjeni kombe, të cilat kanë traditat mijëra vjeçare shkrimi, alfabetesh, librash dhe qytetërimi. Por kombi ynë ka një gjë specifike që nuk e ka asnjë komb tjetër dhe është diamant i qytetërimit të kombeve dhe kjo është toleranca fetare. S`ka dhe s`mund të ketë asnjë tregues më epror për qytetarinë e një kombi sesa toleranca fetare”, theksoi Kreu i Qeverisë. Ai vlerësoi edhe rolin e udhëheqësve shpirtëror të besimeve fetare në Shqipëri, të cilët në mësimet e shenjta nuk e ndajnë kurrë Atdheun nga feja.

Konferenca Shkencore e Bashkësisë Islame të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë zhvillohet në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard