Spitalet rajonale, Tavo: Shërbimi shëndetësor më pranë qytetarëve
Shpërnadrja e shërbimve shëndetësor të ofruara nga spitalet rajonale do të bëhet sipas nevojave të popullsisë në zonat e ndryshme të vendit. Kjo u theksua nga ministri i Shëndetësisë, Vangjel tavo, gjatë një tryezë për reformën në shëndetësi.
USAID ka prezantuar ndërkohë iniciativat e suksesshme për përmirësimin e cilësisë në Shërbimin Spitalor, në kuadër të projektit “Mbështetje Reformës në Shëndetësi”, që ka ka përfshirë tre spitale pilote në vend, atë të Lezhës, Korçës dhe Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Ministri i Shëndetësisë, njëherësh kryetar i grupit, Vangjel Tavo, tha se Ministria e Shëndetësisë konsideron si nje sfidë të veçantë përmirësimin e rritjen e cilësisë së shërbimeve në spitale. “Racionalizimi i rrjetit të shërbimir spitalor dhe shpërndarja e shërbimeve spitalore në përputhje me nevojat e popullsisë në rajonet e ndryshme të vendit, rritja e përmirësimit të cilësisë së shërbimeve spitalore, sigurimin e spitaleve në kohen e duhur e pa mungesa të barnave dhe te materialeve të mjekimit janë në vëmendje të veçante të Ministrisë së Shëndetësisë”, tha ministri Tavo.
“Zbatimi me sukses, duke filluar nga viti 2013 i Ligjit të Ri të Financimit të Sistemit të Shëndetësor, për të cilin po punohet së bashku me Institutin e Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor bëjnë të domosdoshme marrjen e shumë masave paraprake dhe përcaktimin e saktë të kuadrit rregullator për të cilat ne po mbështetemi edhe nga Projekti Mbështetje Reformes në Shëndetësi në bashkëpunim me të cilin organizohet edhe takimi i sotëm”, nënvizoi ministri Tavo.
Duke u ndalur tek projekti i USAID në tre spitalet e vendit, Tavo tha se “ngritja dhe funksionimi i Grupit në Mbështetje te Reformës, me përfaqësim edhe nga Ministria e Financave, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, si dhe përfaqësues të shoqatave te kosumatoreve dhe te grupeve te profesionisteve eshte nje perpjekje e prove se MSH, me mbështetjen e projektit synon nxitjen e një procesi të hapur e me përfshirje të shoqërisë civile për të dëgjuar zërin e komunitetit lidhur me çështjet e shëndetit e shërbimeve shëndetësore”.
“Me mbështetjen e projekteve të ndryshme të financuara nga USAID është zbatuar reforma në sistemin e kujdesit shëndetësor parësor, janë zgjeruar e përmirësuar shërbime të shëndetit publik, në veçanti shërbimet e shëndetit riprodhues, është zbatuar projekti i Telemjeksisë, një zhvillim i ri e shumë i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së shërbimit, edhe po zbatohet me sukses Projekti Mbështetje Reformës në Shëndetësi, që në linje me objektivat strategjike të Ministrisë së Shëndetësisë është përkrah nesh si bashkëpunëtor i ngushtë i Ministrisë së Shëndetësisë, Institutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor dhe Spitaleve Rajonale Lezhë dhe Korçë si dhe SUOGJ Mbreteresha Geraldine, ku po zbatohen iniciativat për reformë e zhvillim”.
Nga ana tjetër, Tavo vuri theksin edhe tek modernizimi e forcimi i shërbimeve të shëndetit public, duke përmendur në këtë drejtim detyrimin e zbatimit të Ligjit kundër pirjes së duhanit, si një shkaktar i njohur e i provuar i rritjes së sëmundshmërisë e vdekshmërisë .
Që nga shkurti 2012, USAID ka punuar me Spitalet Rajonale të Lezhës, Korçës dhe Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për të prezantuar iniciativa si: programet në departamente e burimeve njerëzore për vlerësimin e performancës dhe orientimit të punonjësve të rinj, programi i Kontrollit të Vizitorëve për të manaxhuar fluksin e vizitorëve në spitale, apo dhe mekanizmat e raportimit të incidenteve, inisiativa këto standarde në spitalet publike në vende të tjera. Përfaqësues nga tre spitalet “pilote” prezantuan tek kolegët e tyre Iniciativat për Përmirësim që po zbatohen në spitalet e tyre dhe diskutuan mundësitë dhe sfidat në të ardhmen. Një grup me rekomandime u draftua në fund të takimit për Ministrinë e Shëndetësisë, që përfshijnë masat që duhen marrë nga Ministria për të mbështetur këto iniciativa në këto spitale apo spitale të tjera të vendit.
Projekti i USAID “Mbështetje Reformës në Shëndetësi” që tani është në vitin e tretë të zbatimit, do të vazhdojë të ofrojë asistencë teknike për Ministrinë e Shëndetësisë dhe spitalet pilote, për të mbështetur zhvillimin e reformës shëndetësore në Shqipëri.





