Ligji për Gjykatën e Lartë, pozita e opozita debatojnë në Kuvend. Akuzat për Qarkun e Fierit

Kuvendi ne seance plenare

Kuvendi ka nisur debatet në lidhje me ligjin për Gjykatën e Lartë, ndërsa deputetët e pozitës dhe opozitës kanë shkëmbyer debate të ashpra mes tyre. Por në vend që diskutimet të përqëndroheshin në draftin ligjor që miratohet vetëm nëse votojnë 3/5 e deputetëve, gjithcka u zhvendos në cështjen e Qarkut të Fierit, ku pozita dhe opozita shkëmbyen replika dhe debate.

Që në nisje të debatit në lidhje me këtë ligj, deputeti i Qarkut të Fier, Enkeled Alibeaj akuzoi kolegët e tij socialistë se po e mbajnë peng këtë ligj për pazare. “Cështja e ligjit të Gjykatës së Lartë nuk ka të bëjë me cështjen e Kryetarit të Qarkut Fier. Ju keni për qëllim një pazar, doni të kapni copëza nga Gjykata Kushtetuese,nga Gjykata e Lartë, doni të merrni Prokurorinë. Ju tregoheni lakuriq para moralit të vendit. Ligjin e Gjykatës së Lartë vetë e kërkuat. Ju doni një pazar tjetër, doni Këshillin e Qarkut të Fierit. Ju nuk pranoni votën e qytetarëve të Fierit”, tha Alibeaj.

Por në replikë me deputetin Alibeaj ka reaguar ligjvënësi socialist, Taulant Balla, i cili madje ka ironizuar kolegun e tij demokrat. “Alibeja nuk foli si deputet i Fierit, por si djali i Ali Beut, një be mund të flasi si ty, ndërsa populli i Fierit është shprehur me votë edhe në 8 maj, duke e dhënë vullnetin për Këshillin e Qarkut Fier”, tha Balla, teksa shtoi se asgjë nuk do ndryshojë në sistemin e drejtësisë nëse miratohet ligji. Më tej ai akuzoi Kryeministrin si bllokuesin kryesor të mozgjidhjes së cështjes në Këshillin e Qarkut Fier. “Drejtësia bëhet vetëm kur i do qejfi Saliut. Kur do ai, ligji respektohet”, tha Balla.

Ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, duke reaguar në lidhje me pretendimet e opozitës për Këshillin e Qarkut Fier, ka ftuar ligjvënësit socialistë që të publikojnë vendimet e Gjykatave dhe jo të fshihen apo spekulojnë. “Nxirrni ndonjë nga vendimet që thoni se nuk janë respektuar e mos gënjeni popullin. Nxirrini qytetarëve të Fierit ndonjë vendim dhe thoni se ky është vendim që nuk na lejon ‘x’ zyrtar i këtij vendi, por mos u fshihni pas retorikave boshe”, u shpreh Halimi.

Për deputetin socialist Pajtim Lutaj, mazhoranca duhet të zhbllokojë situatën në këtë qark dhe pastaja të kërkojë konsensusin për miratimin e ligjeve që kërkojnë 3/5. Lutaj i ka bërë thirrje mazhorancës të respektojnë para së gjithash vendimet e Gjykatave në lidhje me Këshillin e Qarkut Fier, të cilat mbahen të bllokuara nga mazhoranca.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard