Kryetari i KQZ, debate në Komisionin e Ligjeve

Nisja e procedurave për Kryetarin e ri të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ka shkaktuar debate mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin parlamentar të Ligjeve, gjë që coi në ndërprerjen e mbledhjes. Debati ka nisur pas kërkesës së Kryetarit të Komisionit, Ilir Rusmajli, i cili kërkoi nisjen e procedurës për zgjedhjen e Kryetarit të ri të KQZ-së, kërkesë që është kundërshtuar nga opozita. Kjo e fundit kërkoi që nisja e procesit të fillojë pasi të përfundojnë procedurat për anëtarët e rinj të KQZ-së. Tashmë Komisioni i Ligjeve ka miratuar propozimet e bëra nga partitë politike parlamentare në lidhje me anëtarët e KQZ-së, ndërsa kandidatët e propozuar nga PD e PS pritet të votohen në seancë. Po kështu emrat e propozuar nga LSI dhe PBDNJ kanë marrë miratimin e Komisionit parlamentar të Ligjeve. LSI propozoi kandidaturën e Arben Shkëmbin dhe Ilirjan Muhos, ndërsa PBDNJ-i propozoia Jani Janin dhe Spiro Kuron. LSI dhe PBDNJ do të kenë nga një anëtarë në KQZ, ndërsa PD e PS nga dy anëtarë. Ndërkohë, Kuvendi publikoi dje listën e 18 kandidatëve, prej të cilave pritet të dalë edhe fituesi, që do të kryesojë edhe KQZ-në në këtë mandat të ri.

Lista e plotë e kandidatëve:

1. Neritan Kalamishi
2. Anton Lleshaj
3. Marsida Xhaferllari
4. Kastriot Frasheri
5. Haki Mustafa
6. Sajmir Vishaj
7. Gaspër Kokaj
8. Sokol Hasani
9. Myrteza Myftari
10. Sokol Ago
11. Muharrem Noka
12. Endrit Reka
13. Etleva Paplekaj
14. Kozeta Vuksanlekaj
15. Kristaq Kume
16. Lefterie Lleshi (Luzi)
17. Altin Qoshja
18. Agron Haxhimali

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard