Berisha: Rrugët janë jetike për bashkimin kombëtar. Borxhi publik 60 %

“Rruga dhe ndërtimi i saj ka të bëjë dhe është e lidhur me dy nga të drejtat themelore të njeriut, lirinë e lëvizjes dhe atë të tregut. Pa rrugë kjo liri është e dënuar. Ka të bëjë me lirinë e tregut. Energjia e tregut lëviz në rrugë, pa të ajo është e ndëshkuar të mos arrijë kurrë produktin e saj. Rrugët janë jetike për bashkimin kombëtar të shqiptarëve”. Kështu u shpreh Kryeministri Sali Berisha në Kongresin e rrugëve, i cili po zhvillon punimet në mjediset e hotel Sheraton në Tiranë. Berisha e cilësoi infrastrukturën rrugore si kyçe për zhvillimin e vendit. Ai vlerësoi punën që është bërë vitet e fundit për infrastrukturën rrugore,  ndërsa ka shtuar se rrugët janë jetike për zhvillimin e vendit dhe si e tillë është primare për qeverinë.

Sipas tij, qeveria ka konsideruar dhe konsideron infrastrukturën rrugore si jetike dhe vendimtare për zhvillimin e Shqipërisë. Në vijim, Berisha u shpreh se në periudhën e krizës, në Shqipëri jënë bërë ndërtimet më të mëdha, duke shtuar se do të vijohet edhe me vendosjen e një sistemi eficent të mirëmbajtjes së tyre.

“Kemi pasur ndërtimet më kulmore dhe do të vazhdojmë me të gjithë potencialin tonë deri në komplemtimin dhe më pas vendosjen e një sistemi eficent të mirëmbajtes së tyre i cili do të jetë partneritet publik dhe privat” tha Kryeministri. Sipas tij, projekti më ambicioz i qeverisë është shkurtimi i distancave, në mënyrë që qytetarët shqiptarë të përfitojnë sa më shumë nga koha e tyre. “Projekti ynë është ambicioz. Ne synojmë që me tre tunelet, tunelin e Kalimashit, tunelin e Krrabës dhe atë të Qafë Murrizit të shkurtojmë distanca nga skajet e vendit. Në këtë mënyrë hapen potenciale të mëdha turistike, minerare, bujqësore për zhvillimin e zonave të vendit”, tha Berisha.

Ndërkohë, i pranishëm në një tjetër aktivitet të organizuar nga Kryeministria në lidhje me situatën ekonomike në vend, Kryeministri Sali Berisha theksoi se Shqipëria si pikë ujë në oqeanin global në këto vite ia doli të ruajë rritje ekonomike.Berisha ka vënë theksin edhe njëherë në suksesin e modelit ekonomik të aplikuar në Shqipëri, i cili i bëri ballë krizës ekonomike globale.

“Shqipëria ia doli të ruajë një rritje ekonomike 4 herë më të madhe se sa mesatarja e rritjes ekonomike të rajonit. Ndonëse i ndeju pasojat e krizës, Shqipëria nuk ra në recension. Modeli i saj ekonomik funksionoi, por ai ka nevojë në vitet që vijnë për një përmirësim të mëtejshëm në mënyrë që ne të mbetemi vend me rritje ekonomike”, tha Kryeministri.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria mbetet si një ishull me raport me vendet e tjera për sa i përket borxhit publik. “Shqipëria ka një borxh publik rreth 60 përqind, por ky borxh është i tëri i kontraktuar me ligjin e artë ekonomik, borxh vetëm për investimet. Dhe kjo ka bërë që Shqipëria të ketë ulje të borxhit publik me 1-2 përqind, kjo në sajë të reformave ekonomike dhe lirisë ekonomike”, vijoi më tej Kreu i Qeverisë.

Sipas tij, rritja ekonomike është gjeneratori kryesor i punësimit, të mirëqënies dhe zhvillimit të ardhurave.  ”Ne hapin siparin e një konsulte të gjerë me grupet e ndryshme. Çështja që trajtojmë është më e rëndësishmja dhe kryeçështja e programit të Qeverisë dhe programit të ardhshëm. S`ka dyshim që mendimet dhe idetë tuaja janë të një vlerë të veçantë për programin e ardhshëm të qeverisë”, iu drejtua Berisha të pranishmëve

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard