Ronaldo & Messi mbretër të futbollit

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi cilësohen si mbretër të futbollit. Ky është vlerësimi që bën ish-trajneri i madrilenëve Carlos Queiroz, i cili drejtoi Los Blancos në sezonin 2003-2004. Për Queiroz, portugezi i Real Madrid dhe argjentinasi i Barcelonës janë pa diskutim dy lojtarët më të mirë në botë.

“Messi dhe Ronaldo janë mbretër të futbollit. Ata janë të kundërt, por sporti ka nevojë për të dy”, deklaroi Queiroz gjatë një interviste për uebfaqen zyrtare të FIFA-së. Më tej ai shton “si trajner, ju nuk dëshironi të takoheni kundër tyre, por kjo nuk ua ndal kënaqësinë e përcjelljes së tyre”.

Queiroz komentoi edhe rivalitetin mes Barcelonës dhe Realit të cilët i konsideron si aktualisht skuadrat më të mira. “Këto janë dy etni të ndryshme. Barcelona ka Messin, Xavin dhe Iniestan që i kanë mundësuar ekipit të fitojë shumë tituj në vitet e fundit, dhe atë me stil. Por, pasi Reali të rikthejë identitetin, ata mund ta dominojnë Barcelonën, po ashtu falë futbollistëve të shkëlqyeshëm që ka në skuadër. Mendoj se ata janë dy ekipet më të mira në botë aktualisht”, u shpreh Queiroz.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard