Jolie, transplant mëlçie?

Angelina Jolie vuan nga Hepatiti C. Lajmin e bën të ditur ‘National Enquirer’, një revistë e njohur për lajme bombastike, por që rrallë gjejnë konfirmim. Sipas revistës, dobësia e aktores së famshme hollivudiane i detyrohet hepatitit C që e ka marrë kur ishte e re, në kohën që abuzonte me drogën e alkoolin.

‘National Enquirer’ shton gjithashtu se Jolie është në listën e pritjes për një transplant mëlçie. Të menjëhershme kanë qenë reagimet e stafit të protagonistes së filmit ‘Salt’. Zëdhënësja ka deklaruar se ky lajm është 100% i rremë dhe se eleganca e tepruar e Jolie vjen nga udhëtimet e shumta dhe lodhja në sheshxhirime.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard