Mitt Romney, fushatë intensive kundër Obames

Kandidati presidencial republikan Mitt Romney fillon sot  një fushatë ofensive në përpjekje për të rimarrë sërish vrullin elektoral kundër presidentit Barack Obama.

Z. Romney do të mbajë një miting në qytetin Pueblo në Colorado para se të udhëtojë për në shtetin e rëndësishëm të  Ohajos ditën e  martë për fillimin e një turneu treditor me autobus. Kjo lëvizje do të pasohet nga një udhëtim në shtetin jugor të Virxhinias. Të tre shtetet janë në mesin e të ashtuquajturave shtete “fushë beteje” që mbajnë një numër të rëndësishëm të votave elektorale, të cilat janë të nevojshme për të fituar zgjedhjet e 6 Nëntorit.

Z. Romney është kritikuar nga republikanët për shpenzimin e kohës për mbledhjen e fondeve, më tepër se sa për fitimin e votave. Shifrat në anketat e opinionit të votuesve kanë rënë, për shkak të një sërë hapash të gabuar në javët e fundit. Z. Romney u kritikua ashpër për  kritikat e parakohëshme ndaj administratës së presidentit Obama për dhunën në Afrikën e Veriut dhe Lindjen e Mesme në lidhje me një film amator të realizuar në SHBA, për të cilin myslimanët mendonin se vinte në lojë Profetin Muhammed.

Fushata e zotit Romney u trondit javën e kaluar nga publikimi i një videoje të regjistruar fshehurazi, e cila e shfaqte atë duke u thënë donatorëve të pasur në muajin maj, se gjysma e votuesve amerikanë që mbështesin zotin Obama, mbështetës të Partisë Demokrate, besojnë se janë “viktima” të cilët jetojnë të varur nga përfitimet qeveritare, dhe se ai nuk do të “shqetësohej për ata njerëz.”

Zoti Romney u tha gazetarëve të dielën se përpjekjet e tij për mbledhjen e fondeve tani e tutje do të jenë “pak më të kujdesshme.”

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard