Fituesit në universitete, MASH shtyn afatin e regjistrimit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës shtyn afatin e regjistrimit online për fituesit në universitete për vitin akademik 2012-2013. Kështu, data e fundit është 24 shtatori deri në mesnatë, ku maturantët duhet të shfrytëzojnë orët e fundit për të bërë regjistrimin. Deri sot në mesditë ndërkohë janë regjistruar 21.000 maturantë dhe krahasuar me një ditë më parë, janë vetëm 1000 të rinj që e kanë kryer këtë proces. Nga këta 2.500 kuota janë të maturantëve që kanë zgjedhur Universitetet e huaja. Kjo do të thotë se rreth 3.500 maturantë fitues rrezikojnë seriozisht Universitetin.

Këto u bënë të ditura nga drejtoresha e Arsimit të Lartë në Ministrinë e Arsimit, Edlira Late, e cila ka ripërsëritur apelin për t’u regjistruar. Sipas saj, një pjesë e maturantëve do të mund të futen në Universitet pasi do të plotësojnë formularin A3.  MASH ndërkaq sqaron fituesit se gjatë regjistrimit dhe hapësirave boshe mund të bëhen spostimet përkatëse drejt preferencave më te larta, por në asnjë mënyrë sipas MASH, fituesit nuk crregjistrohen automatikisht atje ku kanë fituar për herë të parë. Kjo do të ndodhë vetëm nëse ata duan të vazhdojnë garën.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard