Berisha-Ramës: Hiq dorë nga bllokimi! Heqja e taksës për biznesin, mos mashtro qytetarët

Kryeministri Sali Berisha ne mbledhjen e grupit parlamentar te PD

Kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një apel opozitës për të miratuar në Kuvend ligjin për Gjykatën e Lartë dhe për të hequr dorë nga strategjia e bllokimit. Në mbledhjen e përjavshme të Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha gjithashtu i është përgjigjur akuzave të opozitës për privatizimet, reformën parlamentare dhe premtimit për heqjen e taksave për biznesin e vogël. Sipas Berishës, kreu i opozitës duhet të heqë dorë nga politika e bllokimit pasi në këtë mënyrë po bllokon interesat e shqiptarëve. Po kështu Berisha ka kërkuar nga Rama që të heqë dorë nga mashtrimet ndaj qytetarëve, duke pasur parasysh këtu premtimet ndaj biznesit të vogël për heqjen e taksave.

“E ftoj zotin Rama të heqë dorë nga bllokimi. Ligji për Gjykatën e Lartë është kërkuar me insistim nga Partia Socialiste. Ajo nuk votonte Gjykatën Administrative nëse ne nuk pranonim ngritjen e kolegjit në Gjykatën e Lartë. Tani që ne e pranuam, ai bllokon. Ligji nuk është për gjyqtarët por për qytetarët, dhe ti bllokon interesat e të gjithë qytetetarëve”, u shpreh Berisha.

Në lidhje me kërkesën e opozitës përsa i takon përfundimit të reformës parlamentare, Berisha u shpreh se ky është vetëm një pretekst për të bllokuar procesin. “Kërkesat e opozitës janë në kundërshtim me përcaktimet kushtetuese. Opozita kërkon që dekretet e Presidentit të votohen haptazi, por dekret dhe ligjet në çdo Kushtetutë të një vendi të lirë nuk mund të votohen haptazi ato votohen fshehtazi dhe prandaj kreu i opozitës kërkon një gjë që nuk mund të pranohet.  Një vendim i Gjykatës Kushtetuese që daton në 2005 ndryshoi aktin dhe rrugën në procedurën e zgjedhjes së gjykatësve. Para këtij vendimi Presidenti propozonte dhe i dekretonte pasi votoheshin në parlament.  Gjykata Kushtetuese gjykoi se kjo duhe të ndryshohet dhe urdhëroi që Presidenti dekreton gjykatësit, dhe çon gjykatësit e dekretuar në parlament. Ky zotëri kërkon një gjë që e ka shumë të qartë që nuk ekzisotn në asnjë vend tjetër. Kërkon me çdo kusht që kryetari i opozitës të ketë të drejta të njëjta me Kryeministrin. Nuk ekziston në asnjë vend. Nuk mund ta barazohet kreu i opozitës me Kryeministrin se që në këtë moment ke kauz biarkik të dëmshëm për parlamentin”, tha Berisha.

Përsa i takon akuzave për procesin e privatizimit, Kryeministri tha se me gjuhën dhe sulmet që po bën opozita po kthehet në kohën e komunizmit. “Reagimi i Edi Ramës bazohet kryekëput në qëndrimin atavist në trashëgiminë e tij anti-treg dhe në mbajtjen e një prej koncepteve të vjetra për koncesionet dhe investimet. Të pretendosh se po shitet Shqipëria, kur po jepet me tender e drejta e koncesionit do të thotë të kthehesh te Enveri, sepse kjo e drejtë e njohur edhe nga qeveria e pare e Ismaili Qemalit është njohur dhe përshtatur nga çdo qeveri e këtij vendi”, u shpreh ai. Sipas Berishës,  me anë të koncesioneve asetet pa vlerë të vendit kthehen në vlerë për qytetarët shqiptarë. “Me këtë të drejtë nuk shitet asnjë cm tokë, me këtë të drejtë i jepet dhe i njihet e drejta një kompanie që ato asete të cilat flenë pa vlerë nën tokë, qofshin ato gurë kromi apo naftë apo metër kub gaz, për tu bërë me vlerë. Për të pasur vlerë për qytetarët ato duhet të shfrytëzohen, duhet të shiten dhe të përpunohen dhe të marrin vlerë”, theksoi Berisha.

Përsa i takon premtimeve të opozitës për heqjen e taksës për biznesin e vogël, Berisha e cilësoi këtë si mashtrimin e rradhës të opozitës. “E ftoj Ramën që në bashkitë ku qeverisin socialistët të heqë taksat dh eta provojë një gjë të tillë”, theksoi Berisha, teksa u shpreh se nëse biznesi i vogël në 2005 paguante 1.5 milion lekë taksa, sot ai paguan më pak se gjysma e kësaj shume. Berisha akuzoi Ramën se me propozime të tilla synon vetëm shkatërrimin e sistemit fiskal. “Rama i cili është i gatshëm të mashtojë për hir të kësaj karrigeje që i largohet çdo ditë e më shumë, u deklaroi bizneseve se unë do të heq taksën e biznesit të vogël. Me këtë ai tregon se s`ka as njohuritë më elementare të sistemit fiskal. Ti kështu bën shembjen përfundimare të sistemit fiskal. Ti mendon se një grup i cili përbën edhe kontributin më madhor në të ardhurat do të qëndrojë në këmbë. Jo mor zotëri e gjithë kjo masë do të kapilarizohet dhe ti do të formosh shtetin informal. Unë i them Ramës mos spekullo me këtë se mund ta faktoj”, tha Kryeminisri.

Në vijim ai ironizoi edhe ekspozitën e celur nga opozita në Bruksel. “E përgëzoj Ramën për suksesin e ekspozitës. Dua ta falenderoj që paraqiti hartat e Artan Lames dhe jo pikturat e tij se do të na kishte turpëruar. Bëri një gjetje të goditur dhe meriton të lavdërohet sepse arriti të dominojë ambiciet e tij”, u shpreh Berisha.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard