Dragobi-Valbonë, nis asfaltimi i segmentit rrugor

Fillon asfaltimi i segmentit rrugor Dragobi-Valbonë, e cila vlerësohet si një prej destinacioneve me potencialin më të madhë të turizmit malor, sikurse është Valbona. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punëve Publike, asfaltimi i kësaj rruge në të 23 kilometrat e saj, do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve, vecanërisht atyre të huaj që synojnë ecjen në peisazhe alpine.

“Ky është një ndër objektet më të bukura të infrastrukturës që ndërtohet sot në vend sepse con në një nga zonat më të bukura të vendit, me potenciale të mëdha të turizmit malor, sikurse është Valbona. Sezonin e kaluar ne nisëm rrugën dhe bëmë të mundur që për këtë sezon rruga të ishte e tëra e hapur në trasen e vet, duke bërë që të kontriboi në rritjen e turizmit”, theksoi ministri Sokol Olldashi, i cili inspektoi punimet në këtë segment rrugor. Olldashi tha se janë 28 mijë turistë që vetëm gjatë sezonin veror të fundit kanë  vizituar Valbonën dhe bukuritë e saj, me një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar.

Kjo rrugë do të jetë me dy kalime, me shtresa asfaltike me gjërësi 6 m, me bankina nga njëra anë dhe kunete betoni nga ana tjetër .

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard