Unazës së Madhe te Tiranës i shtohen edhe 3.2 km te tjerë

Unazës së Madhe të Tiranës i janë shtuar edhe 3.2 kilometra të tjerë, konkretisht segmenti nga “Komuna e Parisit” deri tek rrethrotullimi i Saukut, që do të jenë të hapur për trafikun në fillim të muajt tetor, duke e cuar në 6 km rrugën e hapur.

Pjese e këtij segmenti janë edhe katër mbikalime me katër korsi, tre mbikalime për rrugët dytësore si dhe tre nënkalimet për këmbësorët të gjitha të përfunduara dhe asfaltuara.  Hapja e njerit krah të këtij segmenti do t’i shërbeje të gjithë trafikut që kalon në këtë zonë, ndërkohë që punimet do të vazhdojnë për asfaltimin e krahut jetër.

Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, inspektoi punimet , ndërsa e cilësoi segmetin si ndër veprat më të rëndësishme të infrastrukturës në ndërtim. “Po punohet për asfaltimin e 3.2 km të Unazës së Madhe të Tiranës, konkretisht segmenti nga Qendra “Kristal” deri në rrethrrotullimin e Saukut të cilëve i’u bashkohen  edhe 2.8 km të cilët ne i kemi hapur nga rrethrrotullimi i Saukut deri në Tirana East Gate.  Ne shpresojmë qe brenda një periudhe 2 javore  do të hapim  për trafikun dy korsi për të vazhduar punimet në korsistë  e krahut tjetër për të lehtësuar në këtë mënyrë të gjithë trafikun që vjen nga zona e Tiranës së re,  rruga “Komuna e Parisit” drejt pjesës Lindore dhe rrugës së Elbasanit”, tha ministri Olldashi

Sipas tij, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka tenderuar tashmë 2.6 km  të tjera nga qendra “Kristal” deri tek shkolla ”Teknologjike”për të bashkuar në këtë mënyrë Unazën nga Tirana East Gate deri tek rrethrrotullimi i Doganës. Olldashi informoi se ka përfunduar projekti i detajuar për zbatimin e një tjetër segmenti të rëndësishëm të Unazës së Madhe,  atij nga Tirana East Gate në drejtim të krahut Lindor, “Kombinatit të Autotraktorëve” dhe urës së Brarit ku unaza do të lidhet me rrugën e Arbërit .

“Në këtë mënyrë materializohet cdo ditë e më shumë një projekt madhor infrastrukturor në vend që e lehtësonTiranën nga shumë andralla që i ka shkaktuar deri më sot trafiku i mjeteve të rënda dhe trafiku me destinacione të ndryshme nga kryeqyteti, por që është i detyruar të transzitojë mespërmes Tiranës”, tha Olldashi

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard