Nishani niset drejt SHBA, i ftuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB

Presidenti Bujar Nishani niset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, me ftesë të Sekretarit te Pergjithshem, Ban Ki-Moon. Gjatë kësaj vizite, Nishani pritet të ketë një sërë takimesh të nivelit të lartë me personalitete botërore, në kuadër të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me krerë shtetesh të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian e të vendeve aziatike, përfaqesues të organizatave të rëndësishme ndërkombetare.

Kreu i Shtetit shqiptar do të zhvilloje disa veprimtari të tjera në kuadër të kësaj vizite, të parashikuara në agjende si pjesemarrje në takimin e 16-të vjetor të NAAC-ut (Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan), ndërsa në daten 22 shtator 2012, Presidenti Nishani do te zhvilloje nje vizite ne Klivlend, Ohajo, ku do të përurohet Kopshti Kulturor “Nene Tereza”.

Në kuadër të kësaj vizite, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë do të jenë të pranishëm në pritjen e organizuar nga Presidenti amerikan Barak Obama me kreret e shteteve pjesemarrese në Sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe në pritjen e ish-presidentit amerikan Bill Klinton.

Gjate qëndrimit në Nju-Jork, Nishani pritet të zhvillojë takime dypalëshe me pjesëmarrësit në punimet e sesionit të 67-të të Asamblesë së Pergjithshme të OKB-se, ku qëllimi i këtyre bisedimeve dypaleshe është lobimi për cështjen e Kosovës dhe për marrjen nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat.

Ditën e enjte, më 26 shtator, Kreu i Shtetit do t’i drejtohet me një fjalim Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ndërsa një tjetër etapë e kësaj vizite është edhe pjesëmarrja në Takimin e Nivelit të Lartë për Shtetin Ligjor që do të mbahet në OKB, diten e hene me 24 shtator.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard