Ndryshimet e klimës, Sequi: Koha për të vepruar

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Ettore Sequi, tha se është koha për të vepruar së bashku ndaj ndryshimeve klimatike. Shqipëria po i merr shumë seriozisht ccështjet për ndryshimet klimatike, por duhet bërë më shumë në këtë drejtim. Shqipëria ka bërë progres me adaptimin e legjislacionit në disa fusha të lidhura me to,  por është e nevojshme të bëhet më shumë, tha Sequi në konferencën “Perqasja rajonale me ndryshimet klimatike”.

Sequi tha se Bashkimi Evropian inkurajon bashkëpunimin në këtë drejtim, ndërsa theksoi se “të gjithë aktorët duhet të bashkohen për të ngadalësuar ndryshimet klimatetike për gjeneratën e re. Koha nuk dëgjon asnjë lutje, ndërkohë që është koha të kuptojmë, është koha veprojmë”.

Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu, tha se integrimi evropian është objektiv kryesor për Shqipërinë, ndërkohë që kërkon angazhime serioze jo vetëm në sferën politike, reformën institucionale, apo diskutime për çështje të ndryshme të përditshme, porn ë mënyrë të veçantë në mbrojtje të mjedisit në nivel kombëtar rajonal e global. “Kjo duhet konceptuar jo vetëm si një sfidë e jona në raport me Bashkimin Evropian, por si një marrëdhënie e jona me qytetarët shqiptarë për t’u garantuar atyre të sotmen dhe të ardhmen. Zhvillimi ekonomik dhe mjedisi janë dy çështje të lidhura me njëra tjetërn dhe gjetja e balancës mes të dyjave është e vështirë për çdo vend, aq më tepër në shfaqjen e sfidave të shumta siç janë ndryshimet klimatike apo aq më tepër në situatën e sotme ejkonomike globale. Ndryshimet klimatike përbëjnë një sfidë globale dhe si të tilla kërkojnë qasje globale dhe veprimtari në nivel lokal”, tha Mediu, sipas të cilit, “të vepruarit në nivel rajonal është një veprim logjik dhe i domosdoshëm jo për të gjetur shkaqet se nga se vijnë ndryshimet klimatike, por për të marrë masat për t’u përballur me fenomene të ndryshimeve klimatike, sidomos ato që krijojnë kosto të madhe sociale dhe ekonomike”.

Ministri Mediu solli në vëmëndje përmbytjet në zonën e Shkodrës apo problem që kanë të bëjnë me thatësirën dhe problem të energjisë elektrike, si pasoja të ndryshimeve klimatike, duke theksuar bashkëpunimin rajonal. Ndërkaq, ai u ndal dhe tek bashkëpunimi me sektorin privat, duke e cilësuar atë të rëndësishëm. “Sektori privat është një nga partnerët më të rëndësishëm në të gjithë këtë përpjekje tonën, ky partneritet duhet ruajtur dhe zhvilluar duke shkëmbyer praktika më të mira rajonale dhe kombëtare”, tha Mediu. “Të punojmë të gjithë së bashku për një rajon më të zhvilluar e më të mbrojtur nga efektet e ndryshimeve klimatike, është me rëndësi të bashkëpunojmë për të përfituar sa më shumë nga fondet globale. Shqipëria nuk ka përfituar ende nga këto fonde, por nëse aplikojmë së bashku në projekte konkrete, Shqipëria, Maqedonia, Mali I Zi, Kosova dhe vende të tjera do të jemi të sukseshëm”, tha Mediu.

Ai përmendi gjithashtu dhe politikat fiskale të qeverisë, duke theksuar se favorizojnë biznesin që përdor teknologji bashkëkohore.  Promovimi i energjisë së rinovueshme, sipas tij, është një hap i rëndësishëm, ndërsa bëri me dije se së fundi është miratuar dhe ligji për fondin për energjinë së rinovueshme dhe është në proces ligji për fornfin e mjedisit dhe pyjeve që ndikojnë drejtpërdrejtë në ndryshimet klimatike. “Kontributi më domethënës i vendit është promovimi i burimeve të rinovueshme të energjisë asaj hidrike, eolike, solare, etj, nëpërmjet projekteve të ndryshme dhe një numri të madh hidrocentralesh që janë ndërtuar e po ndërtohen në vend”.
Shqipëria ka pasur dhe ka asistencë të gjerë nga donatorët ndërkombëtare  në fushën e ndryshimeve klimatike të cilat janë përkthyer në projekte.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard