Ju pëlqen qetësia? Ishulli privat luksoz në shitje për 3.5 mln euro

Ju pëlqen qetësia? Ishulli privat luksoz, në shitje për 3.5 mln euro, eshte zgjidhja perfekte.

Një ishull privat në brigjet e Irlandës është në shitje, për shkak të vështirësi financiare të pronarit të tij milioner. Biznesmeni egjiptiano-irlandez Nadim Sadek është duke shitur ishullin Inish Turk Beg për 3.5 milion euro, sic thote, më pak se gjysma e asaj që ai e shpenzoi për ta kthyer atë në një strehë të tijën qiellore. Ishulli me sipërfaqe 26 hektarë me një shtëpi luksoze për çudi tani është në treg.

Që kur Sadek bleu ishullin 10 vjet më parë, e ktheu atë në një parajsë utopike të shekullit 21. Ishulli, që është një ndër 364 në bregdetin irlandez, përmban një shtëpi luksoze dhe 4 prona të tjera. Rezidenca kryesore është e pajisur edhe me një pishinë madhështore, një klub për sportet, sallë vallezimi, kinema, palestër dhe dhomë lojrash, madje dhe një fushë hokej dhe pistë helikopterësh. Shtëpia ka shtatë dhoma gjumi dhe asete të tjera, komode për qëndrimin e rehatshëm të mbi 30 njerëzve.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard