‘Japan Airlines’ redukton fluturimet

Shoqëria ajrore ”Japan Airlines” (JAL) njoftoi sot një reduktim të frekuencës së fluturimeve të saj mes Japonisë dhe Kinës në mes të muajit tetor, ndwrsa shkak mbeten tensionet territoriale mes dy vendeve. Shoqëri të tjera ajrore japoneze dhe kineze kanë bërë anulime dhe kanë ndërprerë fluturimet për shkak të uljes së shkëmbimeve turistike.
JAL theksoi se kishte marrë tashmë 6 000 anulime udhëtimesh vajtje-kthim në linjat e rregullta kino-japoneze për tre muaj nga shtatori në nëntor. Më datë 10 dhe 27 tetor JAL do të sigurojë vetëm një udhëtim vajtje-kthim mes Tokios dhe Pekinit në vend të dy udhëtimeve, dy udhëtime të përditshme vajtje-kthim Tokio-Shanghai në vend të tre dhe një vajtje-kthim Osaka-Shanghai në vend të dy.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard