AK protestë në Romë kundër takimit Berisha-Samaras

Aktivistë të Aleancës KuqeZi organizuan sot në Romë një protestë, në një kohë që Kryeministri Sali Berisha po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali. Dhjetra aktivistë të Aleancës KuqeZi nga Firenze, Livorno, Pisa, Genoa, Trento, Milano dhe Roma u mblodhën në tubimin e protestës, e cila sipas organizatorëve, është kundër një takimi të fshehtë sic e quajnë ato mes kreut të qeverisë shqiptare dhe homologut të tij grek, Antonio Samaras. Aktivistët e Aleacës KuqeZi hodhën parrulla anti-qeveritare “Berisha për tradhëti, burgim të përjetshëm” si dhe “Ne nipërit e Gjergjit, ti zgjodhe rrugën e Hamzait”.

Një ditë më parë Aleanca KuqeZi denoncoi dhe paralajmëroi takimin e fshehtë të Berishës më liderët e Greqisë, ku pjesë e diskutimit secret, sipas AK, do të ishte rinegociimi i marrëshjevshjes për kufijtë detarë me Athinën zyrtare.

Aktivistët e Aleancës KuqeZi në Romë pritën me protesta Kryeministrin Berisha në shenjë proteste ndaj atyre që kjo aleancë i konsideron si akte të tradhëtisë, teksa ai po drejtohej në takimin me Samaras në vilën “Pamphili”. Policia italiane ka kufizuar në numër pjesëmarrjen e aktivistëve të Aleancës KuqeZi të cilët ishin me qindra.

“Aleanca KuqeZi ripërsërit qëndrimin e saj të palekundur për të mbrojtur cdo centimetër të territorit të Republikës së Shqipërisë nga miqtë e Kryeministrit Berisha që përpiqen të kushtëzojnë integrimin europian më shitje të territorit dhe hapësirës detare. Shtetasi Sali Berisha nuk duhet të harrojë se tirania dhe tradhëtitë e tij nuk do të tolerohen nga Aleanca KuqeZi dhe ne i bëjmë thirrje mbarë shqiptarëve të bashkohen për të dënuar veprat anti-shqiptarë të shtetasit Sali Berisha”, thuhet në një deklaratë të AK-së.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

1 Koment per “AK protestë në Romë kundër takimit Berisha-Samaras”

  1. berisha eshte vetem nje burr legen

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard