Therja e mishit, nis aksioni për heqjen e pajisjeve nga vendet e palicensuara

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorëve, së bashku me Inspektoriatin e Ndërtimit dhe Policinë Bashkiake, nisën sot aksionin e heqjes së të gjitha paisjeve që përdoreshin në ambiente të hapura dhe jashtë çdo kriteri higjeno – sanitar, për therjen e bagëtive e më pas tregtimin e mishit.  Duke shprehur angazhimin e Bashkisë së Tiranës për të cuar deri në fund këtë aksion të nisur, Nënkryetari Petrit Vasili theksoi se përveç kontrolleve, heqjes përfundimtare të së drejtës për të vulosur mishrat që therren në mënyrë të pakontrolluar, mbylljes së të gjithë pikave që kryejnë një veprimtari të tillë, në vijim të këtij aksioni ne po ndërhyjmë nëpërmjet Policisë Ndërtimore, mbështetur edhe nga Policia Bashkiake e Tiranës dhe heqjen e të gjithë elementëve të cilët mundësonin vazhdimin e këtyre therrjeve të pakontrolluara, siç ishin këmbalecët përkatës që janë përdorur në ambiente të hapura për të kryer therrje. “Kujtojmë që therrja në ambiente të hapura është një nga risqet maksimalë që ka të bëjë më shëndetin e qytetarëve. Është jashtë çdo norme dhe në thyerje të plotë të ligjit dhe aksioni i filluar këtu do të vazhdojë në të gjithë pikat e Tiranës, ku janë të instaluara këto lloj paisjesh (po i quaj paisje se nuk kemi emër tjetër), duke eleminuar që në mënyrë gjysmë klandestine, ky proces të vazhdojë, pra aksioni ynë përmbyllet me të gjithë elementët e tij, elementët ligjorë, elementët e mosvulosjes dhe njëkohësisht edhe me zhdukjen e këtyre elementëve infrastrukturorë që mbajnë gjallë, në një mënyrë apo tjetër këtë dukuri. Ky do të vazhdojë dhe do të përmbyllet brenda 2-3 ditëve dhe Policia Ndërtimore do të vazhdojë në mënyrë intensive eleminimin e tyre në gjithë qytetin e Tiranës”, tha Vasili.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard