Të flesh me peshqit nën liqen
Perfekte për turistët që kanë parë mjaft plazhe dhe qytetet! Ky hotel lundrues ofron një dhomë me një pamje të ndryshme: 3 metra nën sipërfaqen e liqenit suedez. Utter Inn u ofron myzsafirëve një natë të paharruar, me dritaret në cdo mur që vështrojnë jashtë në ujë, të gjitha krijesat e liqenit.

Hoteli është ideja e artistit Mikael Genburg, i njohur për eksperiencat e tij unike të hotelerisë, përfshirë një në një pemë në parkun e qytetit, dhe ‘Ooops’, vila e zhytur që u hap këtë verë jo shumë larg Utter Inn, pranë liqenit Malaren, Vasteras. Genburg, qw hapi Utter Inn in 2000, tha se “Nuk isha i sigurtë për suksesin e hotelit në fillim, por mendoj se të gjithë janë kuriozë për ta provuar të paktën një herë në jetë eksperiencën e të fjeturit me peshqit”. “Është si një akuarium revers: janë peshqit ata që afrohen për të parë “akuariumin” ku ndodhen njerëzit”, shton artisti suedez.





