Ndalohet botimi i fotove topless te Kate, Closer fitime kolosale
Një gjykatë franceze ka bllokuar publikimin e mëtejshëm të fotove topless të Dukeshës së Cambridge, Kate Middleton, te marra teksa ishte me pushime. Vendimi erdhi pasi Kate dhe bashkëshorti i saj, Princi William, ndërmorën hapa ligjore ndaj revistës franceze ‘Closer’ për shitje dhe shpërndarje të fotove. Sipas vendimit, botuesi i tyre duhet t’ia kthejë orgjinalet çiftit brenda 24 orëve, ndersa nese i riboton ose shperndan ato ne France apo tjeter vend do të përballet me një gjobë prej 10 mijë eurosh për çdo shkelje.
Fotografitë topless te Kate u bënë teksa dukesha po bënte banjo dielli në një ambjent privat me bashkëshortin e saj në kështjellën franceze, pronë e nipit të mbretëreshës, Lord Linley, më herët gjatë muajit.
Çifti thotë se publikimi i fotove nga revista është një shkelje e privatësisë së tyre. Vendimi i gjykatës vjen pasi prokurorët deklaruan se po shqyrtonin nëse në këtë çështje kishte vend për akuza penale. Vendimi për një hetim penal vjen pas një ankese formale të familjes mbretërore tek prokurorët, me synimin e proçedimit penal si ndaj revistës ashtu dhe ndaj fotografit që bëri fotot. Ditën e hënë, Aurelien Hamelle, avokatja e princit William dhe Kate, deklaroi se pamjet e kapura me objektivin e aparatit ishin intime dhe personale dhe nuk duhet të publikoheshin në faqen e parë të revistës.
Por nga ana tjeter, revista “Closer” në Paris që publikoi fotot e Kate gjysëm e zhveshur nen rrezet e diellit, duket se ka pasur perfitime kolosale. Ndersa kërkesa më e madhe per shitjet ka ardhur nga turistët britanikë. Kushdo që kërkon numrin në fjalë, duhet të kërkojë gjatë, thotë Reuters, sepse duket kopjet kanë mbaruar, të rrëmbyera nga kuriozë, koleksionistë dhe sidomos vizitorë nga Britania. “Mora nja 30 copë, por brenda një orë e gjysmë, u blenë të gjitha”,tha Jeremy Alluard, pronar kioske.
Edhe rezervat kanë shterruar e Alluard thotë se nuk ka shanse për ndonjë furnizim tjetër. Shumë nga blerësit kanë qenë kureshtare për zhurmën e madhe që u bë në media lidhur me padinë e paprecedent për shkelje të privacisë që familja mbretërore britanike paraqiti në gjykatat franceze. Por sic sqaron pronari i një kioske tjetër aty pranë, revistën e kanë blerë më së shumti anglezët, për shkak se në Britanine e Madhe, botimi i këtyre fotove është ndaluar.
Fotografitë gjysmë-nudo të Kate, qe mendohet se do të jetë Mbretëresha e ardhshme e Anglisë, shkaktuan zemërim në oborrin mbretëror, por editorialistët thonë se të tilla sensacione shiten dhe njerëzve u pëlqen të shokohen. Në një botë si kjo e sotmja ku privacia është zhdukur, këshilla e tyre për personat e famshëm është e thjeshtë: Mos bëni banjo dielli të zhveshur!




