Inaugurohet HEC-i i Ashtës, Berisha-Prammer: Ditë feste e miqësisë mes Shqipërisë dhe Austrisë

Ditë feste e miqësisë mes Shqipërisë dhe Austrisë është konsideruar dita e sotme, ku në praninë e Kryeministrit Sali Berisha, anëtarëve të kabinetit qeveritar, deputetëve dhe Kryetares së Parlamentit të Austrisë, Barbara Prammer, është inauguruar HEC-i i Ashtës. i cilësuar nga Kryeministri Berisha si një kryevepës e zhvillimit të qëndrueshëm, Ashta është HEC-I i parë që ndërtohet në Shqipëri në 30 vitet e fundit.

“Për Shqipërinë kjo është një ditë e veçantë, një ditë e shënuar. Ne inagurojmë sot këtu një kryevepër të vërtetë të energjitikës në Shqipëri, Europë dhe më gjerë. HEC-i i Ashtës është më i madhi që ekziston sot me teknologjinë e turbinave matrix. Por HEC-i i Ashtës që ne inagurojmë përbën njëkohësisht një kryevepër të zhvillimit të qëndrueshëm. Ky hidrocentral ka respektuar standartet më të larta të mbrojtjes, respektimit dhe zhvillimit të mjedisit”, u shpreh Berisha në fjalën përshëndetëse. Më tej, ai theksoi se kjo veprër vjen në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ndërsa vuri theksin në marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë mes Shqipërisë dhe Austrisë. “Cilido që hedh sytë në marrëdhëniet mes dy kombeve tona do të gjejë marrëdhënie të shkëlqyera në memorien historike dhe të mbështetjes që perandoria durale i dha shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë në një kohë kur vendet e tjera mendonin se si ta shuanin nga harta politike e Europës kombin shqiptar” theksoi Berisha.

Ndërsa, Kryetarja e Parlamentit të Austrisë, Barbara Prammer, e cilëosi ndërtimin e HEC-it të Ashtës si një besim që kanë investitorët austriakë për Shqipërinë. “Për mua sot është një gëzim i madh që marr pjesë në këtë fesë të madhe për Shqipërinë, por edhe për firmat austriake. Është festë e miqësisë mes Austrisë dhe Shqipërisë dhe mat besimin e investitorëve austriak në vendin tuaj. Jam e kënaqur që marr pjesë në këtë investim dhe bashkë me kryeparlamentaren Topalli jemi pagëzore të turbinës tonë”, tha Prammer. Sipas saj, vepra energjitike bëhet edhe më madhështore pot ë kihet parasysh mbrojtja e mjedisit. “Energjia e rinovueshme e pastër është e rëndësishme për ne, ndaj kjo është arsyeja pse kam ardhur. Unë jam e bindur se ky ka qënë bashkëpunim i shkëlqyer që do të vijojë”, tha Prammer.

Hidrocentrali i Ashtës është ndërtuar përgjatë 30 muajve të fundit në veri të Shqipërisë, në afërsi të Shkodrës. Ai është investimi më i madh në 30 vitet e fundit në tregun shqiptar të energjisë. Përveç kësaj, në lumin Drin është përdorur teknologjia më novatore: Teknologjia Matrix (një turbinë e vogël me madhësinë e një kabine telefoni) bën të mundur shfrytëzimin mjaft efikas të energjisë hidrike. Në hidrocentralin e Ashtës do të prodhohen çdo vit në të ardhmen 240 milion këh energji elektrike, duke siguruar kështu furnizimin me energji të rinovueshme për 100 000 familje shqiptare. Ai është projektuar si miqësor ndaj mjedisit dhe nuk prodhon asnjë emetim. Në përfundim të periudhës 35-vjeçare të koncesionit, hidrocentrali do t`i dorëzohet Republikës së Shqipërisë.

Impianti është i ndarë në dy pjesë: Ashta I, do të prodhojë rishtazi energji elektrike me anë të tubinave Hydro Matrix, aty ku përpara tre dekadash është ndërtuar rezervuari i Spatharës me digën kundër përmbytjeve dhe sistemet e vogla vaditëse për bujqësinë. Kapaciteti total i të dy centraleve elektrike (Ashta 1 dhe Ashta 2) është rreth 53 megavat (MË) dhe çdo vit do të prodhohen rreth 240 milion kilovat-orë energji elektrike. Kjo është rreth një e katërta e sasisë që mund të prodhojë hidrocentrali Freudenau në lumin Danub në Vjenë. Punimet e ndërtimit kanë filluar në mars 2010: vlera e investimit shkon në rreth 200 milion Euro.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard