City një ditë do të fitojë Champions League
Roberto Mancini beson se skuadra e tij Manchester City është vazhdimisht në përmirësimin dhe një ditë do të fitojë Champions League. City do të nisë aventurën në Champions League mbrëmjen e sotme në përballjen ndaj Real Madrid, ndeshje që do të luhet në Santiago Bernabeu. Los Blancos kanë shfaqur probleme në javët e para në La Liga, ndërsa diferenca mes tyre dhe Barcelonës pas javës së 4-të është 8 pikë. City në anën tjetër ka pasur luatje në lojën e tij dhe tekniku Italian Mancini mendon se përballjet këtë sezon në Champions League janë më të vështira se sezonin e shkuar. City ndodhet në ‘grupin e vdekjes’ ku bëjnë pjesë përvec Real Madrid edhe Ajax dhe Borussia Dortmund. Mancini mendon se fitimi i trofeut më të rëndësishëm për klubet europiane është një objektiv që i takon të ardhmes, teksa i referohet konkurencës së fortë në Champions. “Në të kaluarën kemi punuar në drejtim të fitimit të Ligës së Kampionëve”, tha tekniku italian. Sipas tij, City ka si objektiv kryesor kalimin e fazës së grupeve, gjë të cilën nuk mundi ta realizojë sezonin e shkuar, kur ndodhej në grup me Bayern Munich, Napoli dhe Vilareal. “Grupi këtë vit është më i fortë, port ë gjitha skuadrat do e kenë të vështirë. Ne kemi si objektiv të kalojmë në fazën tjetër, por nuk mund të them se siguri se cfarë mund të ndodhë”, përfundon tekniku Mancini.





