Arvizu: Klasa politike përgjegjëse për mosmarrjen e statusit! Nuk ka arsye të jeni të fundit në rajon

Ambasadori i SHBA, Aleksander Arvizu

Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, ka qenë i drejtpërdrejtë në qëndrimin e tij, duke fajësuar politikën shqiptare për progresin e ngadaltë të Shqipërisë në procesin e integrimit në Bashkimin Europian. Nga qyteti i Elbasanit, diplomati amerikan ka drejtuar gishtin tek klasa politike për faktin se Shqipëria renditet e fundit në rajon përsa i përket proceseve integruese.

“Shqipëria nuk po performon aq sa duhet, ka shumë debate për marrjen e statusit. Nuk ka arsye përse Shqipëria të mos renditet përkrah vendeve të tjera të rajonit”, u shpreh Arvizu. Në vijim të kritikave ndaj klasës politike, Arvizu theksoi se ajo po anashkalon problemet që kanë qytetarët për interesat e saj. “Politika është përgjegjëse që Shqipëria ka mbetur e fundit në rajon. Politikanët merren më shumë me fushatë sesa me problemet e qytetarëve”, theksoi Arvizu, sipas të cilit nisma ‘Vepro tani’ është ndër më të rëndësishmet që ka ndërmarrë Ambasada amerikane në Shqipëri. Diplomati amerikan gjithashtu është ndalur në problemet e shumta që ka sistemi arsimor dhe ai shëndetësor në Shqipëri, teksa theksoi se shqiptarët janë një popull punëtor që meritojnë integrimin. Diplomati amerikan kërkoi nga klasa politike që të vijojë reformat integruese dhe të plotësojë 12 rekomandimet e BE-së për marrjen e statusit të vendit kandidat, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët që të veprojnë për të larguar zyrtarët e korruptuar. Në këtë kuadër, diplomati amerikan theksoi se është populli ai që vendos se kush do e qeverisë. “Po flas per mjedisin, shoh plehra kudo! Cili ne qeveri po shtyn per te permiresuar kete situate? Po flas per shendetesine, cili ne qeveri po shtyn per uljen e kostove? Po flas per arsimin, tekstet shkollore jane kaq te shtrenjta, ku eshte qeveria qe ti ndihmoje?”, iu drejtua Arvizu te pranishmeve. Me tej, diplomati tha se probleme ka edhe ne SHBA, por populli nuk e lejon atje kete gje, pasi vendos vete me vote.

Deklarata e Ambasadorit të SHBA-së në Tiranë, Aleksandër Arvizu, vjen në një kohë kur Shqipëria pret progres-raportin e Komisionit Europian, nga i cili do të varet nëse vendi do të marrë ose jo statusin kandidat vjeshtën e këtij viti.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard