Alickaj i dorëzon letrat kredenciale Princit të Monakos
Ambasadori i Shqipërisë në Principatën e Monakos, Ylljet Aliçkaj, i dorëzon letrat kredenciale Princit Albert i Dytë të Monakos, në një ceremoni të zhvilluar në Pallatin e Principatës së Monakos. Principata e Monako-s është vendi i 177-të, me të cilin Shqipëria vendos marrëdhënie diplomatike, sipas një dekreti të muajit Prill të këtij viti.
Ambasadori Ylljet Aliçkaj ka lindur në Tiranë, më 23 qershor 1951 dhe ka marrë gradën shkencore “Doktor i Shkencave Didaktike” më 1989 dhe titullin “Profesor i Asociuar”, më 1993. Më parë Aliçkaj ka qenë ambasador i Shqipërisë në Francë dhe UNESCO që prej vitit 2007.



