Viti akademik 2012-2013, MASH shpall fituesit e fazës së parë. Lista e e plotë dhe renditja sipas degëve

Ministria e Arsimit dhe Shkencës, MASH, shpall fituesit e fazës së parë, lista e plote dhe renditja sipas degeve. MASH ka shpallur gjithashtu dhe pikët e fituesit te fundit per secilin program studimi (pas fazes se parë).

Lista e fituesve te fazes se pare
Piket e fituesit te fundit te fazes te pare

Të gjithë kandidatët fitues mund të regjistrohen online në programet e studimit. Ndërkohë ora e nisjes së regjistrimit on-line do të njoftohet ditën e nesërme për të vënë në dijeni kandidatet fitues që të nisin regjistrimin për ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, të vitit akademik 2012-2013.

Kandidati fitues duhet të kryejë regjistrimin online nga data 18-24 shtator nga cdo mjedis që ka shërbim internei. Kur kandidati nuk arrin të realizojë regjistrimin online, duhet të paraqitet pranë  sekretarive përkatëse nga data 18-23 shtator, ndërkohë Lista e fituesve të regjistruar do të dorëzohet në datën 25 shtator pranë AKP.

Lista përfundimtare e kandidatëve fitues shpallet do të shpallet në 1 tetor. Kandidatët mund të dorëzojnë dokumentat nga data 08-13 tetor. Ndërkohë Institucionet e Arsimit të Lartë pranojnë kërkesat për transferim deri në datë 24 shtator.

Udhëzues për regjistrimin on-line nga kandidatët fitues

1. Për të kryer regjistrimin online duhet të shkoni tek linku: http://matura.akp.gov.al;
2. Te faqja e hapur do të keni pamjen e mëposhtme:
3. Këtu duhet të klikoni te butoni : “Regjistrohu në fakultet” dhe do t’ju shfaqet pamja e mëposhtme:
4. Te fushat e shfaqura duhet të plotësohen me kujdes të dhënat e kërkuara. Në fushën “Karta e Identitetit” duhet të vendoset numri personal (kliko mbi fjalën shembull dhe do të shfaqet një kartë identiteti ilustruese). Numri personal , i kornizuar si më poshtë, gjendet në pjesën e poshtme, djathtas saj).
5. Duhet bërë kujdes që të plotësohen të gjithat fushat dhe informacioni në to të jetë i saktë. Pas plotësimit klikoni te butoni: “Identifikohu”. Pasi të keni klikuar te ky buton, tek adresa e-mail-it e vendosur në fushën përkatëse do t’ju dërgohet një mesazh i cili përmban informacion për përdoruesin (Username) dhe fjalëkalimin (Passëord) tuaj, që mund ta përdorni për të rihyrë në sistem. Emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi janë të dhëna konfidencaiale dhe nuk mund ti jepen asnjë personi tjetër.
6. Nëse të dhënat tuaja nuk janë të sakta do të shfaqet mesazhi i mëposhtëm: Kjo do të thotë se për të bërë regjistrimin e fazës së parë ju duhet të paraqiteni detyrimisht pranë sekretarisë mësimore të Fakultetit në Universitetin ku jeni shpallur fitues me dokumentin tuaj personal të identifikimit.
7. Nëse të dhënat tuaja janë të sakta do të vazhdoni procedurat e regjistrimit on-line sipas hapave të mëposhtme. Informacioni in mësipërm do të jenë të dhënat tuaja personale, të cilat plotësohen automatikisht nga sistemi pas konsultimit me bazën e të dhënave.
8. Për t’u regjistruar në fakultet, në fazën e parë, duhet të klikoni butonin: “Regjistrohu”. Pasi klikoni te ky buton në adresën tuaj të email-it do t’ju dërgohet një mesazh konfirmues, i cili ju njofton se jeni regjistruar tek programi i studimit në të cilin jeni shpallur fitues.
9. Nëse jeni shpallur fitues te një preferencë e ndryshme nga preferenca e parë dhe dëshironi të regjistroheni në mënyrë përfundimtare aty, pra të mos vazhdoni konkurrimin për një preferencë më të lartë, duhet të zgjidhni (klikoni) opsionin: “Konfirmoj regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar” dhe më pas të klikoni tek butoni: “Ruaj”.
10. Nëse doni të vazhdoni konkurrimin për preferencat më të larta zgjidhni opsionin: “Vazhdoj konkurrimin për një preferencë më të lartë” dhe klikoni butonin: “Ruaj” Pasi të klikoni te butoni “Ruaj” do t’ju shfaqet mesazhi “Veprimi u krye me sukses” dhe pas kësaj mund të dilni nga faqja dhe të mbyllni broëserin e internetit.
11. Sjellim në vëmendje, veprimi i regjistrimit on-line lejohet të kryhet vetëm njëherë.
12. Studenti dorëzon, gjatë javës së parë të frekuentimit të studimeve universitare në programin që studenti ka fituar, pranë sekretarisë mësimore, dokumentet plotësuese të përcaktuara në këtë udhëzim.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message

2 Comments for “Viti akademik 2012-2013, MASH shpall fituesit e fazës së parë. Lista e e plotë dhe renditja sipas degëve”

  1. ashtu keni fituar perhere juve duke dhene leke po ne provim shtetii si do beni
    …………………………………………………………………………………………………………………………………..he
    do ngelni dhe nuk do jeni te afte per te ardhmen ne pune

  2. profesoret e gjimnazit qemal stafa na kane kerkuare leke per provimet………..

Leave a Reply

Log in | Designed by GSC