Imuniteti, Grupi i PS heq dorë nga kushtet: Votë pro në seancë

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste vendosi sot të votojë në seancën e nesërme parlamentare heqjen e imunitetit për zyrtarët. Në një mbledhje me dyer të mbyllura, deputetët socialist vendosën të heqin dorë nga kushtet e vendosura që kishin të bënin me ndryshime të tjera kushtetuese, në shkëmbim të një vote ‘pro’ për heqjen e imunitetit. Mbledhja është drejtuar nga kreu i grupit, Gramoz Ruci, i cili pritet që pak përpara seancës së nesërme parlamentare të takohet me homologun e tij demokrat, Astrit Patozi.

Socialistët bllokuan në seancën e 6 gushtit votimin për heqjen e imunitetit, teksa kërkuan që ndryshimii Kushtetutës për këtë cështje të shoqërohej edhe me ndryshime të tjera në dokumentin themeltar të shtetit që kishin të bënin me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Partia më e madhe opozitare kërkoi që zgjedhja të realizohej jo me shumicë të thjeshtë, por me shumicë të cilësuar (84 vota). Pas këtij qëndrimi mazhoranca hodhi propozimin për një referendum popullor, ndërsa faktori ndërkombëtar duket se ka bindur palët për gjetjen e konsensusit dhe votimin në Kuvend të heqjes së imunitetit. Fillimisht ishte Kryeministri Berisha që u tërhoq nga nisma për referendumin dhe pranoi që Kuvendi të diskutojë mbi nismën e PS mbi ndryshimet Kushtetuese, pavarësisht se Këshilli i Legjislacionit u shpreh kundër nismës me 16 votat e mazhorancës, kundrejt 11 të opozitës. Kjo e fundit u tërhoq nga qëndrimi i kushtëzuar për votën pro, cka duket se tashmë palët do të votojnë një nga kushtet e kërkuara nga Bashkimi Europian për heqjen e imunitetit të zyrtarëve dhe kufizimin e tij për gjyqtarët.

Vendimi i Grupit të PS-së merret në një kohë kur Presidenti Bujar Nishani ka nisur një vizitë zyrtare në Bruksel, vetëm pak javë përpara se Brukseli të publikojë progres-raportin për Shqipërinë. Po kështu edhe kreu i opozitës, Edi Rama, ka nisur vizitën në Bruksel, ku gjithashtu pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Komisionit Europian, ku do të shprehë mbështetjen e opozitës për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard