Guret ne veshka, bregdeti dhe femijet e dehidratuar më të prekur

Zonat bregdetare janë më të prekurat nga gurët e veshkave, ndërkohë që është vërtetuar se shkak për këtë është fortësia e ujit të pijshëm. Ndërkohë, lagështia dhe temperaturat e larta, që shkaktojnë dehidratim kryesisht tek fëmijët, favorizojnë krijimin e gurëve në veshka, sidomos tek fëmijët që preken nga diarretë.

Nga ana tjetër, vetë Shqipëria përfshihet në zonat endemike, sa i takon urolitializën, ose gurët në veshka, të kanalit të veshkave dhe fshikëzës urinare. Mjeku urolog Flamur Tartari, tha se “duke konsideruar zonat ku janë gjetur rastet më të shpeshta, lagështia në verë dhe temperaturat e larta, shkaktojnë humbje të lëngjeve. Nga një studim, që mori në analizë 3800 pacientë gjatë një periudhe 10 vjeçare u vu re se 11 përqind e fëmijëve me diarre pas 6 muaj-1 viti iu krijuan gurë në veshka”.

Rol kryesor në formimin e furëve në veshka luajnë uji i pijshëm dhe trashëgimia. Sipas tij, vitet e fundit edhe pse nuk ka incidencë të rritur në vend të rasteve me gurë në veshka, problematikë mbetet paraqitja në spital në stade të avancuara të sëmundjes. “Incidenca për 10 mijë është rreth 5-6 të sëmurë, por gurët në veshka duhet të zbulohen sa më heret, madje duhen zbuluar që me anomalitë  e fëmijëve gjatë shtatzanisë”, tha Tartari. Por, në QSUT, sipas tij, rastet me gurë në veshka vijnë të vështira dhe të rënda, për pasojë një pjesë e madhe tyre detyrohen të heqin veshkën.

Ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, nga ana e tij, tha se “tashmë kemi jo vetëm staf të kualifikuar në QSUT dhe ne spitalet rajonale të vendit, por kemi më shumë infrastrukturë diagnostikuese dhe intervenuese në dispozicion të qytetarëve, kemi më shumë skanera dhe rezonanca , kemi me shume Litotrope, madje kemi dhe spitale e klinika private shume te specializuara e komplementare me sistemin publik”.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard