Barroso-Nishani: Mos kurseni energjitë për integrimin! Gjithcka në duart e shqiptarëve

Mos kurseni energjitë, përpjekjet dhe lëvizjet për përmbylljen me sukses të sfidës për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Presidenti i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, i ka drejtuar një apel politikës shqiptare integrimi i Shqipërisë në familjen europiane është në duart e vetë shqiptarëve. Në vijim të vizitës zyrtare në Bruksel, Presidenti Bujar Nishani ka zhvilluar një takim me Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, që më pas u shoqërua nga një deklaratë e përbashkët për mediat.

“Diskutuam cështjet kyce dhe hapat që do ndërmarrë më tej Shqipëria. Jam plot besim se Shqipëria dhe shqiptarët do tregojnë determinimin për të shkuar drejt kësaj rruge. Nxis aktorët politikë të mbajnë konsensusin për realizimin e reformave. Nuk duhet kursyer asnjë lëvizje dhe asnjë përpjekje për të përbushur reformat, për të luftuar korrupsionin”, u shpreh Barroso.

Duke vlerësuar progresin e bërë nga Shqipëria, Barroso tha se Shqipëria po tregon se e do me të vërtetë integrimin në BE, por gjithcka është në duart e shqiptarëve për të bërë cfarë është e nevojshme për ta cuar përpara këtë inisiativë. “Ne do ju mbështesim në këtë rrugë”, tha Presidenti i KE-së.

Ndërsa, Presidenti Nishani ka siguruar zyrtarin e lartë të Bashkimit Europian se shumë shpejt dhe Shqipëria do të jetë pjesë e bashkësisë europiane. Kreu i Shtetit shqiptar bëri një panoramë të ecurisë për plotësimin e 12 prioriteteve, teksa cilësoi si arritje miratimin e Kodit Zgjedhor, zgjedhjen e Avokatit të Popullit, luftën kundër korrupsionit etj. “Së shpejti Komisioni Europian dhe Presidenti Barroso do të kenë dhe Shqipërinë mes tyre. Përmenda arritjet në drejtim të reformave, si Kodin Zgjedhor i miratuar me konsensus, Avokati i Popullit, rishikimin e Reformës Parlamentare, rezultate konkrete sa i përket luftës kundër krimit, luftën kundër korrupsioni. Do të kontribuoj për të siguruar shpirtin e bashkëpunimit mes partive” u shpreh Nishani.

Presidenti Nishani tha Shqipëria ka luajtur dhe do të luajë një rol të madh në stabilitetin e rajonit, sikundër do të punojë për paqen dhe fqinjësinë e mirë.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard