Rita Ora, Ambasadore nderi e Kosovës?

Kengetarja kosovare Rita Ora, qe eshte bere e famshme ne Britanine e Madhe, ka bërë bujë edhe në Kuvendin e Kosovës. Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, duke folur para kolegëve të saj u ndal ne faktin se si Rita Ora me ardhjen e saj në Kosovë ka dëshmuar kujdesin ndaj popullit dhe shtetit të saj.  Rita Ora qendroi në Kosovë për të xhiruar videoklipin e këngës së saj “Shine your light”, duke xhiruar në shumë vende të kryeqytetit të Kosovës.

Deliu-Kodra ka përmendur edhe bujën që kjo vizitë e Ritës ka bërë në mediat ndërkombëtare. Kësisoj, sipas deputetes, Rita Ora duhet të bëhet ambasadore nderi e Kosovës. ”Rita i bëri nder Kosovës në fushën e diplomacisë publike dhe me plot të drejtë ajo mund të quhet ambasadore nderi e Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra. Por, per te, si Rita, Kosova ka plot. ”Njëjtë si Rita mund të quhen dhe të emërohen edhe shumë artistë e sportistë të tjerë me famë botërore të cilët vend të origjinës e kanë Kosovën”.

Deliu-Kodra permendi shembullin e Qeverisë së Shqipërisë që pati nderuar këtë vit, aktoren shqiptare Eliza Dushku me titullin Ambasadore nderi. ”Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për përmirësim të imazhit të saj ndërkombëtare”, tha ajo.

Ambasadorë nderi në Kosovë mund të emërojë Presidenca e Kosovës. Ndërsa konsujt e nderit i emëron Ministria e Punëve të Jashtme. ”Përveç Rita Orës jemi në kontakt me disa shkrimtarë, këngëtarë e artistë që jetojnë jashtë e të cilëve u janë sponsorizuar ngjarjet që i kanë zhvilluar jashtë”, tha ministri i Jashtem, Enver  Hoxhaj. Sipas tij, Kosova deri më tani ka shtatë konsuj nderi të cilët i përkasin fushave të ndryshme, ndërkohë që po pritet edhe emërimi i 23 të tjerëve të cilët do të përfaqësonin interesat e qytetarëve të Kosovës.

pixelstats trackingpixel
Dergoja nje shoku
Friend Email
Enter your message
Enter below security code

Komentoni »

Galeria e Fotove

Log in | Dizenjuar nga GSC
View in: Mobile | Standard